• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI/ Shira të dendura dhe stuhi të forta, si pritet të jetë moti gjatë ditës
Home
Sociale

PARASHIKIMI/ Shira të dendura dhe stuhi të forta, si pritet të jetë moti gjatë ditës

20 January, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria

Shqipëria paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendura ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet
do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërise. Parashikohet që edhe gjatë pasdites; intensiteti i shirave të jetë mesatar dhe lokalisht intensivë në pjesën më të madhe të vëndit. Në zonat malore priten reshje të dendura dëbore POR orët e vona të mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorit e vendit. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat duke u luhatur -2°C minimalja deri në 13-14°C maksimalja në rang vendi.Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të shtunë; do të jetë me vranësira te dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar
rrebeshe shiu. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell renie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do të
fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave ku herë pas
here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi verior.

Rajoni dhe Evropa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Veri të Europës do të diktojë në rajonin e Balltikut dhe gadishullin Skandinav; reshje të konsiderueshme dëbore dhe temperatura të ulëta. Ndërsa kalimi i një sistemi frontal nga jugperëndimi i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të sjelle vranësira të dendura dhe shira intensivë ku më të shumta do të jenë në pjesën qëndrore dhe jugore te Ballkanit; herë pas here, rrebeshet e shiut do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Përsa i përket; Europës Qëndrore, gadishulli Iberik si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira te lehta e kalimtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË DO MARR..."/ Zbardhen mesazhet e tutores “Lorela” dhe 17-vjeçares që shfrytëzonte për prostitucion
Previous article KAPET NË SHTËPI BARI/ 23-vjeçari shqiptar arrestohet teksa kujdesej për hashashin me vlerë mbi 250 mijë paund

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT