Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrjetin e prostitucionit i cili u zbulua pak ditë me parë në Athinë.
Në lidhje me këte ngjarje ështe arrestuar edhe një 31-vjeçare shqiptare e cila ështe identifikuar si Lorela. Mediat greke kanë ndarë një dëshmi të 31-vjeçares ku sipas saj ajo ishte përpjekur të ndihmonte vajzat e mitura të dilnikn nga telashet.
“Unë u përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të dilte nga telashet. Unë i mohoj akuzat. Nuk njoh asnjë nga personat e akuzuar për rrjetin. Jam nënë e një fëmije të mitur dhe po e rrit e vetme. E takova 17-vjeçaren kur ishte 16. Ajo po vinte në banesën time për t’i vendosur qerpikët e rremë. Unë i njoh shumë mirë prindërit e saj. Po i thosha nënës së saj ta shikonte sepse kisha frikë se ishte ngatërruar. Nuk e njoh fotografin që thonë ata, të rastit. U përpoqa ta ndihmoja 17-vjeçaren të zgjidhej. Deri pak kohë më parë ajo ishte me mua dhe po qante. Unë nuk i njoh miqtë e saj. Paratë e përmendura në mesazhe i referohen asaj që më kishte borxh për qerpikët”, pohoi 31-vjeçarja e burgosur.
Ndërkohë janë publikuar edhe disa mesazhe mes vajzës dhe 31-vjeçares ndërsa shqiptarja është shprehur se mesazhet i referoheshin parave borxh që i kishte e mitura për qerpikët.
Mesazhet mes vajzës dhe tutores:
31-VJEÇARJA: Çfarë do marr?
17-VJEÇARJA: 40, mirë?
31-VJEÇARJA: 50
17-VJEÇARJA: Në rregull
31-VJEÇARJA: Zemër, të dua
17-VJEÇARJA: Mbaruam, dëgjon? Po filloj, po vjen…
31-VJEÇARJA: A është me ty? Shkoni në dhomë…
31-vjeçarja shqiptare, Lorela Kapaj dhe dy greke, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros akuzohen se kanë trafikuar një 15-vjeçare greke dhe një vajzë tjetër të mitur me origjinë shqiptare. Rasti i rrjetit të prostitucionit u zbulua nga nëna e 15-vjeçares e cila kohët e fundit kishte ndryshuar sjellje si dhe kishte të ardhura të mëdha fianciare. Të gjithë këto faktorë së bashku kanë bërë që nëna e vajzës së mitur të alarmohej dhe të kërkonte më tej informacion.
Nëna e 15-vjeçares pasi kishte marrë vesh situatën e së bijës, është përballur me kërcënime nga këta njerëz. Sipas policisë greke, shqiptarja gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy grekët të cilët fillimisht kryenin disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat dhe më pas i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike. Më pas nisnin takimet e tjera me persona të tjerë te cilët ishin klientë dhe paguanin deri në 100 euro.


