• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MURGESHË VRASËSE”, MASKA SILIKONI E ARMË/ Lidhja e shqiptarit me vrasjet mafioze në Greqi e Mal të Zi
Home
Aktualitet
Kronikë

“MURGESHË VRASËSE”, MASKA SILIKONI E ARMË/ Lidhja e shqiptarit me vrasjet mafioze në Greqi e Mal të Zi

18 January, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Panajot Xhaja, i riu shqiptar i arrestuar në Mal të Zi pak muaj më parë, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e dy mafiozëve grekë Yannis Skaftouros në maj 2022 në Dervenochoria dhe Vassilis Roubetis në qershor 2023 në Korydallos.

26-vjeçari nga Dimali dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas gjeorgjianë, rusë dhe armenë, ka kryer disa vrasje në Greqi e Mal të Zi.

Më 14 tetor 2023, Xhaja u arrestua nga policia malazeze në pikën kufitare Sukobin, pasi bashkë me dy armenë dhe një grek kishte planifikuar një vrasje në Budva. Personi që thuhet se ka qenë objektivi, si dhe miqtë e tij prej vitesh janë të lidhur me klanin e beogradasit Luka Bojovic dhe me klanin Škaljar në Mal të Zi. Ky person me origjinë nga Budva në verën e vitit 2018 dyshohet se ishte shënjestër e një sulmi me një anëtar të rangut të lartë të klanit nga Tivari, por policia e prishën planin mafioz.

Bashkë me shqiptarin, asokohe u arrestua edhe shtetasi armen Artyom Mnatsakanyijan, ndërsa u shpall në kërkim një shtetas grek me inicialet P.V. Policia kishte informacione rreth 15 ditë më parë se po përgatitej një vrasje në Budva dhe për shkak të këtij informacioni kishin intensifikuar kontrollet policore për anëtarët e grupeve të organizuara kriminale dhe personave të dyshimtë.

Në automjetin me të cilin po lëvizte shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët e tij u gjetën dy pistoleta ‘glok’ me nga 19 copë municion secila, një pistoletë automatike ‘scorpion’ me silenciator dhe 17 copë fishekë, dy maska ​​silikoni, si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Ndër postimet e shqiptarit në rrjetet sociale, bie në sy një “murgeshë” vrasëse./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET TRONDITËSE/ Policia zbulon në telefonin e mjekut video pornografike me të miturën, i dërgonte në një grup me 3 persona
Previous article U ARRESTUA PËR PROSTITUCION/ Dervish Hasi furnizoi me tritol grupin që planifikoi vrasjen e Domart Konjarit

s.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT