• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZONJAT S’MBAKAN MEND, VUANI NGA SKLEROZA”/ Zbardhen debatet nga gjyqi ndaj Shullazit, Imerajt, Berishës dhe Dervishajt
Home
Breaking News

“ZONJAT S’MBAKAN MEND, VUANI NGA SKLEROZA”/ Zbardhen debatet nga gjyqi ndaj Shullazit, Imerajt, Berishës dhe Dervishajt

15 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta ditën e sotme mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.
Bëhet me dije nga burimet për media se në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK.
Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.
Në këtë kuptim, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:
“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”
Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.
Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve:
“Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”
I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve:
“A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”
Mjekia iu përgjigj po.
Rusi i tha:
“Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”
Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ishte si dëshmitar Agron Kuliçaj: 2008 Luftar Reçi me është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje te rënda në Dibër si trafik armesh dhe vrasjesh në Tiranë dhe Durrës.
Kuliçaj: Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistiar unë, sepse se kisha detyre funksionale.
Kuliçaj: Për rastin u informua prokurorja e përgjithshme Ina Rama.
Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda të asaj kohe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA GJATË OPERACIONIT "METAMORFOZA"/ Lihet në burg Pëllumb Gjoka, nuk ndryshon masa e sigurisë
Previous article 25 VITE NGA MASAKRA E REÇAKUT/ Rama: Krim shtetëror për spastrimin etnik në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT