• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UJKU POLAR”/ Nuk ndalen dënimet për kritikun e Putinit, Navalny në izolim në burgun në Arktik
Home
Botë

“UJKU POLAR”/ Nuk ndalen dënimet për kritikun e Putinit, Navalny në izolim në burgun në Arktik

9 January, 2024 s.autor Botë

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ai është futur menjëherë në një qeli izolimi, pasi përfundoi karantinimin në burgun e ashtuquajtur “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku u transferua muajin e kaluar.

Përmes disa postimeve në X, që më herët njihej si Twitter, Navalny tha më 9 janar se rojet e burgut morën vendim që “i dënuari Navalny refuzoi të prezantohej sipas formatit nuk iu përgjigj punës edukuese dhe nuk nxori përfundimet e duhura për veten” dhe prandaj ai duhet të kalojë shtatë ditë në izolim.

Navalny shtoi se për dallim nga qelia normale, ku të burgosurve u lejohet të dalin të ecin jashtë qelisë pasdite dhe jashtë kur është koha e mirë, të burgosurit që janë në izolim mund të dalin për ecje në orën 6 e 30 të mëngjesit. Burgu gjendet në një pjesë të botës ku temperaturat arrijnë në -45 gradë Celsius apo edhe më shumë.

Kritiku i Kremlinit tha se i ka premtuar vetes se do të dalë të ecë, pavarësisht motit.

“Këtu nuk ka qenë asnjëherë më ftohtë sesa -32 gradë Celsius. Edhe në temperatura të tilla ju mund të ecni për një orë e gjysmë, vetëm nëse rrisni një hundë të re, vesh dhe gishtërinj”, bëri shaka ai.

Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polak”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se në këtë burg ka vrasës serikë, përdhunues, pedofil dhe të burgosur të tjerë të dënuar për krime serioze.

Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm. Paraprakisht, ai ishte dënuar edhe për mashtrim. Ai ka thënë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht dhe organizatat për të drejtat e njeriut e cilësojnë atë si të burgosur politik./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEDION LIÇO I BËN DEDIKIMIN ROMANTIK/ Sara Hoxha i jep përgjigjen epike
Previous article "DO TË TË BËJ TË VRASËSH VETEN"/ Dëshmitë rrëqethëse të 4 fëmijëve të Bedrie Lokës për të atin

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT