Një deklaratë tronditëse ka dhënë vjehrra e të ndjerës Bedrie Loka, teksa duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka thënë se edhe vajza e të ndjerës para rreth 6 vitesh ka pirë helm.
Në lidhje me akuzat e fëmijëve, që bëjnë Xhemal Lokën fajtor për dhunën e ushtruar ndaj saj, e po ashtu se ka qenë ai që e ka shtyrë Bedrien të bëjë vetëvrasje.
“Po mirë, po vajzën Xhemali e shtyu të pijë helm?! Para rreth 6 vitesh ka pirë dhe vajza helm, nuk e di pse”, ka deklaruar ajo, duke thënë se djali nuk e dhunonte nusen dhe se kishin raport të mirë.
Më herët u raportua se fëmijët kanë treguar në polici për dhunën dhe konfliktet mes prindërve, madje dhe me video ku tregohej se Xhemali e dhunonte dhe e kërcënonte Bedrien.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, kur Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Ajo prej kohësh denigrohej në rrjetet sociale me shprehje të rënda, por dyshohet se dhe bashkëshorti e dhunonte fizikisht e psikologjikisht prej kohësh.


