Qeveria angazhohet për të miratuar reformën zgjedhore brenda vitit 2024. Në udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike të hedhur për konsultim publik, shprehet se gjatë këtij viti, do të mundësohet përfundimi i akteve ligjore që do të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR.
“Miratimi i një kornize ligjore që adreson rekomandimet e pazbatuara te OSBE-së përmes një procesi konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës, brenda vitit 2024 duke adresuar depolitizimine komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta”.
Krahas rekomandimeve të ODIHR, qeveria angazhohet gjithashtu në adresimin e votës së emigrantëve, çështje për të cilën Kuvendi de facto ka shkelur vendimi ne Gjykatës Kushtetuese, e cila i kishte lënë afat deri në 9 janar për ta miratuar.


