• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU VODHËN 40 MIJË EURO NË BANESË/ Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares, konflikti mes çiftit nxitej dhe nga vjehrra e Bedrie Lokës
Home
Breaking News

IU VODHËN 40 MIJË EURO NË BANESË/ Zbardhen detaje të reja nga vetëvrasja e 41-vjeçares, konflikti mes çiftit nxitej dhe nga vjehrra e Bedrie Lokës

7 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në durrës.

Në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, burime bëjnë me dije se para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës. Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit. Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje. Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.

Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.

Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia, nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër. Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Por, Bedrien e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi, por pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët. Po ashtu burime bëjnë me dije se kohë më parë Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e Bedrie Lokës. Sakaq mësohet se për rastin nuk është bërë denoncim në polici.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DHUNUA BARBARISHT/ Zbardhet dëshmia e Klodian Meaj: Kishim një flamur shqiptar në pasqyrën e makinës...
Previous article PËRNDJEKJE, DHUNË E THYERJE TË MASËS SË SIGURISË/ Tre të arrestuar në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT