• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KANDIDATJA E TMERRIT”/ Modelja me tatuazhe lejohet të garojë kundër Putin në zgjedhjet në Rusi
Home
Botë

“KANDIDATJA E TMERRIT”/ Modelja me tatuazhe lejohet të garojë kundër Putin në zgjedhjet në Rusi

6 January, 2024 s.autor Botë

Një komentatore bukurie me shumë tatuazhe në trup, që pozon nudo në rrjet dhe admiron shamanët, është lejuar të kandidojë kundër Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale ruse.

39-vjeçarja Rada Russkikh, e fiksuar pas ndërhyrjeve estetike është quajtur nga mediat vendase “kandidatja e tmerrit” ndërsa pranon se nuk është e interesuar të marrë postin nga Putin, por e bën këtë për të sensibilizuar për manipulimin e zgjedhjeve në përgjithësi, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

Ajo shton gjithashtu se kërkon të sensibilizojë për faktin se zgjedhjet tentojnë ‘të bëjnë diktatorët të duken normalë apo kompetentë.’
Kritikat kryesore të Russkikh ndaj Putin janë menaxhimi i ekonomisë, e cila është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

“E kuptoj pse ankohen shumë për rusët, sepse ne i sjellim botës jo vetëm femra të bukura dhe artistë makijazhi. Nuk mund të fshihemi më pas letërsisë ruse apo heroizmave të së shkuarës”, thotë ajo, duke përmendur më tej pasionin për kirurgjinë estetike duke treguar me krenari naive se ka bërë 16 operacione.

Modelja tregon më tej se admiron shëruesit natyrorë, të njohur si shamanët, teksa ishte takuar me çiftin e famshëm të shëruesve të ritualeve Magua e Tina, në Meksikë.

Ajo thotë se eksperienca ishte fillimisht shumë shpirtërore por çuditërisht më pas dyshja “kishin dëgjuar zëra në kokën e tyre që i thonin ta vrisnin të ftuarën”, kështu që ajo mezi kishte arritur të largohej e të shpëtonte.

Russkikh ka rreth 700,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe emri i saj është pranuar tashmë nga komisioni zgjedhor si kandidate.

Por kritikët thonin se kandidatura e saj është një lojë promovuesve për zgjedhjet në Rusi, çka përmirëson gjithashtu dhe imazhin e kandidatëve të mëdhenj, përfshi dhe Putin.

Një tjetër kandidat i mundshëm opozitar Mikhail Khodorkovsky, u burgos me akuza të dyshimta, dhe tani është larguar drejt Britanisë.

Një tjetër kandidat spekulohet se mund të ishte ishte i mercenarëve Wagner, Yevguney Prigozhin, por ai vdiq në një aksident të dyshimtë ajror në gusht 2023, shkruan Metro.

Shumë kandidatë të vegjël që po regjistrohen për të garuar me Putin janë vetëm emra liste që nuk pritet të marrin 10 përqind të votës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Përdorimi i raketave të Koresë së Veriut nga Rusia, Ukraina paraqet prova të reja
Previous article VRASJA E EDMOND PAPËS/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT