Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku kati i parë i një pallati është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, teksa zjarri ka nisur në një dyqan rrobash. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, teksa ende nuk dihet shkaku i nisjes së zjarrit, apo rrethanat.
Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje mbi ngjarjen.


