• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POROSITI VRASJEN E ARJAN SPAHIUT PAS PRISHJES SË PAZAREVE TË DROGËS/ Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin nga Elbasani
Home
Breaking News

POROSITI VRASJEN E ARJAN SPAHIUT PAS PRISHJES SË PAZAREVE TË DROGËS/ Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin nga Elbasani

30 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I shumëkërkuari nga Elbasani Franc Çopja alias Franc Gergely, 31 vjeç, është ekstraduar të premten nga Dubai në Belgjikë pas një urdhër arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim”.

Siç raportojnë mediat, Çapja, i cili mban edhe disa emra dhe mbiemra të tjerë, u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Mbretërisë së Belgjikës, pas procesit ligjor dhe gjyqësor dhe sipas vendimit të Ministrit të të Drejtësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe që miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Franc Çopja nga Elbasani u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar. Ai dyshohet si porositës i vrasjes së Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës. Një nga tre autorët e maskuar ka qëlluar edhe shtatë herë të tjera në drejtim të Spahiut nga një distancë e afërt, teksa ai ishte duke vdekur në tokë. Gergely thuhet se është një nga tre vrasësit.

Spahiu ishte aktiv në tregtinë e drogës. Në momentin e vrasjes së tij, telefoni i tij po përgjohej nga policia në një hetim të madh droge. Ai kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ku mbahej kokaina. Hetimi, pjesë e të cilit ishte edhe Spahiu, ka çuar tashmë në një mega-operacion në Bruksel që po zhvillohet dhe ku janë në gjyq 124 persona. Vrasja e Spahiut mësohet se është pjesë e një përplasjeje mes klaneve shqiptare të drogës në të cilën tashmë kanë ndodhur disa vdekje në Shqipëri. Një tjetër autori i dyshuar i vrasjes së Spahiut, shqiptari Mikael Qosja ndodhet në burgun e Dubait që nga vjeshta e vitit 2022. Por deri më sot nuk është ekstraduar. Qosja dyshohet për një sërë vrasjesh në Shqipëri dhe konsiderohet si një lojtar kryesor në botën e drogës.

Spahiu është kunati i Erjon Alibejt, i cili prej vitesh është në konflikt të hapur me vëllezërit Çapja, që ka shkaktuar vrasjen e disa personave në Elbasan e jashtë vendit. Për vrasjen e Spahiut, janë arrestuar më parë në Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani. Franc Çopja rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në 2017 në Katund të Ri në Elbasan ku mbetën të plagosur dy persona me armë zjarri dhe një me sende të forta. Asokohe u arrestua vëllai i tij dhe disa persona të tjerë, ndërsa Franci u shpall në kërkim.

Franc Copja alias Gergely prej disa vitesh jetonte në Dubai, ku rezulton se ka porositur edhe një vilë super luksoze në zonën e njohur si “Dubai Hills”, pamjet e së cilës bashkë me emrin e Franc Gergely janë publikuar nga kompania “Trans Fast Building Contracting” në Dubai. Franc Gergely zbarkoi në Zaventem dje në mëngjes. Ai u ekstradua me një avion privat pasi një linjë ajrore refuzoi ta merrte një ditë më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DOSJA E SPAK: Dyshohet se restorant 'Gzona' tek Kalaja e Tiranës është pronë e fshehur e Beqajt! Kurtulaj investime...
Previous article "TË DUKET VETJA GJENERAL QË VENDOS ATË RRIPIN"/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT