Teksa pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie”, ish-kryeminsitri Sali Berisha nuk është paraqitur në seancë.
Nerisha ka dërguar avokatët e tij, teksa vetë ndodhej në selinë e Partisë Demokratike, ku pak më parë mbajti dhe një konferencë me gazetarët. Megjithatë, ai duket se nuk do e presë në seli vendimin, pasi ëhstë parë duke u larguar.
Ish-kryeministri është larguar drejt banesës së tij, aty ku pritet të mësojë masën e sigurisë. SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie me mikëqyrje policore”, teksa në rast se kjo kërkesë miratohet nga GJKKO, ajo do të ekzekutohet menjëherë nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme.


