• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËRCËNIM PËR TË OFRUAR SHËRBIM”/ The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft
Home
Botë

“KËRCËNIM PËR TË OFRUAR SHËRBIM”/ The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

27 December, 2023 s.autor Botë

The New York Times ka dorëzuar një padi federale kundër OpenAI dhe Microsoft, duke kërkuar që të ndalë praktikën e këtyre kompanive që përdorin përmbajtjen e tij për të trajnuar “chatbot-ët”.

Në padinë e dorëzuar më 27 dhjetor në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, gazeta The New York Times tha se OpenAI dhe Microsoft po avancojnë teknologjinë e tyre “përmes përdorimit të paligjshëm të punës së gazetës për të krijuar me të produkte të inteligjencës artificiale”, gjë që “kërcënon aftësinë e The Times për të ofruar atë shërbim”.

OpenAI dhe Microsoft ende nuk kanë reaguar për këtë çështje.

Organizatat mediale janë goditur nga lëvizja e lexuesve në platformat online dhe përderisa shumë publikime janë krijuar në hapësirën digjitale online, inteligjenca artificiale ka kërcënuar përmbysjen e shumë industrive, përfshirë mediat.

Kompanitë e inteligjencës artificiale marrin informacione që janë të qasshme online, përfshirë edhe artikuj të publikuar nga organizatat mediale dhe përdorin këto informacione për të trajnuar “chatbot-ët” gjenerues të inteligjencës artificiale. Këto kompani kanë tërhequr miliarda dollarë investime për një periudhë të shkurtër kohore.

The Times nuk listoi se çfarë kompensimi kërkon, por tha se veprimi ligjor “për t’i mbajtur ato [kompanitë] përgjegjëse për miliarda dollarë dëme ligjore dhe dëme të tjera për shkak të kopjimit dhe përdorimit të paligjshëm të punës unike dhe të çmuar të The Times”.

Në padi, The Times tha se Microsoft dhe OpenAi “kërkojnë që të përdorin pa para investimet masive të The Times në fushën e gazetarisë”, duke i përdorur ato për të ndërtuar produkte pa marr leje ose pa paguar.

Në korrik, Open AI dhe The Associated Press njoftuan për një marrëveshje, sipas së cilës, kompania e inteligjencës artificiale do të merrte licencën për të përdorur arkivin e lajmeve të AP-së.

Megjithatë, The New York Times tha se asnjëherë nuk i ka dhënë leje askujt që të përdorë përmbajtjen e tij për qëllime të përmbajtjes së prodhuar nga inteligjenca artificiale.Padia po ashtu vjen pas ndërprerjes së bisedimeve midis gazetës dhe këtyre dy kompanive.

The Times tha se në prill kishte kontaktuar Microsoft dhe OpenAI për t’iu shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e pronës së tij intelektuale dhe bisedimet synonin ta zgjidhnin këtë çështje. Gjatë bisedimeve, gazeta tha se ka synuar që të “pranojë një çmim fer” për përdorimin e përmbajtjes së saj.

“Këto negociata nuk çuan në një zgjidhje”, u tha në padi./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VULA DHE LOGO E PD-SË/ VOA: Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel
Previous article NDANTE PAKOT E DROGËS NË BAZË TË CILËSISË/ Kush është Xhevdet Plaku, përdoruesi i 25 identiteteve dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT