• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VULA DHE LOGO E PD-SË/ VOA: Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel
Home
Politikë

VULA DHE LOGO E PD-SË/ VOA: Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel

27 December, 2023 s.autor Politikë

Në Shqipëri Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit konfliktin mes grupimit të ish kryeministrit Sali Berisha dhe atij të zotit Lulëzim Basha për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike.

Më 3 mars të këtij viti, gjykata e Apelit ia riktheu çështjen Gjykatës së Tiranës, e cila kishte njohur Kuvendin kombëtar të thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe vendimet e dala prej tij, përfshirë shkarkimin e të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të Partisë Demokratike. Ndaj këtij vendimi bëri ankim grupimi i zotit Berisha.

Por sot Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj” e për këtë arsye çështja do të duhet të rigjykohet nga një tjetër trupë gjyqtarësh.

Ndërsa në Gjykatën e Lartë kishte nisur seanca, ish kryeministri dhe mbështetësit e tij organizuan një protestë pranë Gjykatës. Në fjalën e tij, zoti Berisha, sulmoi gjykatat të cilat sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duan të lënë vendin pa opozitë.

Pas publikimit të vendimit, zoti Berisha tha se “Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit… e të bënte njohjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë”.
Me situatën e krijuar, pavarësisht se mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës, deri në një vendim të formës së prerë, përfaqësimi zyrtar i mbetet zotit Basha, i cili reagoi duke e konsideruar vendimin e sotëm “një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së”./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËHUNI GATI PËR TURBULENCA"/ Pse 2024 është viti i zgjedhjeve të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale
Previous article "KËRCËNIM PËR TË OFRUAR SHËRBIM"/ The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT