• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS U SHQETËSONI PËR MUA”/ Navalny bëhet i gjallë, mesazh ironik nga burgu i Arktikut ku e ka mbyllur Putin
Home
Botë

“MOS U SHQETËSONI PËR MUA”/ Navalny bëhet i gjallë, mesazh ironik nga burgu i Arktikut ku e ka mbyllur Putin

26 December, 2023 s.autor Botë

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka përdorur rrjetet sociale për t’u bërë thirrje mbështetësve që të mos shqetësohen për të.

Në një mesazh për herë të parë që nga 6 dhjetori, Navalny konfirmoi mbërritjen në një burg të Arktikut dhe tha se ishte në humor të mirë. Ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të prej disa javësh, ndërsa ai po zhvendosej nga rajoni Vladimir në lindje të Moskës, në një tjetër burg në Kharp, në rajonin Yamal-Nenets; një zonë e njohur për dimrat e ashpër.

Zoti Navalny shkruajti se ishte transportuar nën masa të rrepta sigurie dhe përgjatë një trajektoreje aq të çuditshme, sa që nuk mendonte se do të bëhej e ditur vendndodhja e tij deri në janar.

Navalny tha në X, se ai ishte “Babagjyshi i ri”. IK-3 ose i quajtur ndryshe “Ujku Polar”, shihet si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.

“Më thanë se menduat se më humbët, madje disa prej jush ishin të shqetësuar. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj!“- shkroi ai. “Mos u shqetësoni për mua, unë jam mirë.”

Një zëdhënëse e zotit Navalny, Kira Yarmysh, tha të hënën se avokati i tij ishte lejuar ta takonte në objektin e ri. Sipas Yarmysh, largimi i zotit Navalny në vendndodhjen e re synon izolimin e tij.

“Alexei, megjithëse mbahet në burg, vazhdon të jetë kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit. Ai është personi që i reziston më shumë se çdokush tjetër dhe kështu motivon të tjerët që të rezistojnë. Prandaj nuk është befasi që e transferuan tashmë në një tjetër burg, që të mos ia ndalojë dot Putinit të bëjë fushatën elektorale dhe në vazhdim të manipulojë edhe zgjedhjet”- tha zonja Yarmysh.

Navalny u arrestua në vitin 2021 pas kthimit nga Gjermania, ku u kurua pas helmimit me një agjent nervor, për të cilin ka fajësuar Kremlinin. Ai i ka refuzuar të gjitha akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE PËR TË MOS U HUMBUR/ Bebi shkelmon barkun e Kiarës live në emision
Previous article TURQIA JEP DRITËN JESHILE/ Suedisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT