• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOSKANDALI ME SAFET GJICIN/ Abedin Oruçi reagon pasi Alma K. e përmendi në dëshmi: S’kam lidhje me këtë skandal…
Home
Breaking News

VIDEOSKANDALI ME SAFET GJICIN/ Abedin Oruçi reagon pasi Alma K. e përmendi në dëshmi: S’kam lidhje me këtë skandal…

23 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e videoskandalit seksual në Safet Gjicit me Alma K. në zyrën e Bashkisë së Kukësit, gjatë kohës që Gjici mbante detyrën e kryebashkiakut.

Në dosjen e SPAK, thuhet se Alma K. ka pretenduar para organit të akuzës se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë. Por në këtë reagim, Oruçi thotë se nuk ka lidhje me këtë megaskandal.

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”, thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK po ashtu thotë se ky pretendim i Alma K. nuk është konfirmuar nga hetimi.

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit. Madje në një moment, flitet edhe për një person me emri Sali, për të cilin nuk jepen më shumë detaje. Oruçi në reagimin e tij, përmend Sali Berishën, duke thënë se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të.

Reagimi i plotë i Abedin Oruçit

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit,

Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës. Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen votën e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla Mediat gjithashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishën. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besuar te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

– Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk është në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës – Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 – Ish prokurori i Kukësit – Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 – Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t’i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt,

Abedin Oruçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMONTOHET RRJETI I KOKAINËS NË SPANJË/ Sekuestrohen dy ton drogë kolumbiane, trafikantët të lidhur me mafien shqiptare
Previous article VRAU BARIUN SHQIPTAR/ Anulohet dënimi 21-vjeçar për pronarin italian. Si e paralajmëroi viktima krimin tek një familjar i tij

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT