• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Shkencëtarët bëjnë përparim të madh në trajtimin e formës agresive të kancerit të gjirit
Home
Shëndet

LAJM I MIRË/ Shkencëtarët bëjnë përparim të madh në trajtimin e formës agresive të kancerit të gjirit

17 December, 2023 s.autor Shëndet

Shkencëtarët shprehen shumë optimistë pas prezantimit të një studimi të bërë së fundmi mbi një trajtim të ri për një formë agresive të kancerit të gjirit.

Trajtimi merret permes një vaksine dhe synon në mënyrë specifike një lloj kanceri të gjirit të quajtur “Kanceri i gjirit trefishtë negativ” (TNBC).

Ky është një ndër kancert më agresiv të gjirit, në të cilin tumoret rriten më shpejt, që do të thotë se më pak mundësi trajtimi janë të hapura për pacientët.

Mund të ketë gjithashtu një shans të lartë për t’u rikthyer edhe pasi pacienti shfaqet se i është zhdukur kanceri.

Elementi ‘trefishtë negativ’ i kancerit i referohet faktit që qelizat e kancerit nuk kanë receptorë për hormonet estrogjen dhe progesterone, që do të thotë se shumë trajtime normale për kancerin e gjirit nuk funksionojnë për këtë.

E gjithë kjo do të thotë se ekziston një nevojë e madhe për trajtime që mund të synojnë në mënyrë specifike kancerin e trefishtë negativ.

Trajtimi i ri përbëhet nga një vaksinë, e cila u administrua në tre doza të ndryshme gjatë testimit

Ai u testua në 16 vullnetarë, të cilët më parë ishin trajtuar me sukses për TNBC dhe u zbulua se prodhonte me sukses një përgjigje imune të qelizave T tek pacientët, që do të thotë se mund të ishte i dobishëm në luftimin e kancerit të gjirit.

Pacientët në provë gjithashtu nuk raportuan shumë efekte anësore të rëndësishme nga vaksina.

Në një njoftim për shtyp, Dr Amit Kumar, Kryetar dhe CEO i zhvilluesve të vaksinave “Anixa Biosciences” tha: “Të dhënat nga prova jonë e fazës së parë deri më sot, i kanë tejkaluar pritjet tona dhe ne jemi të kënaqur me përparimin tonë”.

Ai shtoi: “Kjo vaksinë është krijuar për të drejtuar sistemin imunitar për të shkatërruar qelizat e kancerit TNBC përmes një mekanizmi që nuk është përdorur kurrë më parë për zhvillimin e vaksinës së kancerit.”

Tani, mjekët po kërkojnë të vazhdojnë kërkimin në një përpjekje për ta bërë trajtimin të dobishëm në përpjekjen për të parandaluar trajtime më të rënda siç janë mastektomitë.

Onkologu mjekësor në Klinikën e Cleveland, Dr G. Thomas Budd shpjegoi: “Tani, ky është një grup i vështirë për t’u studiuar, sepse nuk është një grup i madh.

“Do të duhet një kohë e gjatë që pacientët të zhvillojnë kancer, dhe sigurisht që ka opsione kirurgjikale aktualisht. Por do të ishte një qasje shumë emocionuese dhe ne me të vërtetë po presim me padurim të përpiqemi të marrim fonde për të bërë këto prova shtesë.”

Budd vazhdoi: “Ekziston një nevojë e madhe e paplotësuar për parandalimin e TNBC, një formë agresive e kancerit të gjirit me disa opsione të trajtimit të synuar në dispozicion. Shpresa jonë është që studimet e ardhshme do të demonstrojnë se përgjigjet e qelizave T specifike të antigjenit që vëzhguam përkthehen në parandalimin e kancerit të gjirit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FRIKSHME/ Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës
Previous article DETAJET/ Egjiptiani plagos në qeli kushëririn e Aleksandër Sadikajt. Sulm i porositur?!

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT