• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VËLLAI PËRFITOI NGA SËMUNDJA E BABAIT DHE MORI SHTËPINË/ Liliana: Na mbylli derën, tha “bëni 10 gjyqe…”
Home
Aktualitet
Kronikë

VËLLAI PËRFITOI NGA SËMUNDJA E BABAIT DHE MORI SHTËPINË/ Liliana: Na mbylli derën, tha “bëni 10 gjyqe…”

17 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Liliana ka ardhur nga Italia për t’u përballur me “Shihemi në Gjyq” me motrën e saj, Brunën që vjen nga Turqia. Problemi është një banesë për të cilën Liliana dyshon se Bruna ka bërë një marrëveshje të fshehtë me njërin nga vëllezërit.

Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan shpjegoi më herët historikun e familjes. Familja Malo, me dy prindërit dhe 9 fëmijët, midis tyre Liliana dhe Bruna jetonin në një banesë shtetërore në pallat gjatë periudhës së regjimit komunist. Për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës, babai i vajzave u dakordësua me një koleg, Solon Karagjozin për të ndërruar banesat sepse ky i fundit jetonte në një shtëpi private.

Komitetet ekzekutive të dy lagjeve vendosën që të shkruhej një kontratë dhurimi shtuar edhe lejimin e ndërrimit të banesave. Në vitin 1992, dy familjet u njohën si pronare respektive të banesave që kishin ndërruar. Dyshimi i Lilianës lind në momentin e privatizimit të banesës sepse në të jetonin dy prindërit, djali i madh, Bruna dhe motra e vogël, të tre beqarë. 6 fëmijët e tjerë ishin martuar, por certifikata e pronësisë rezulton nën emrin e njërit prej vëllezërve, Arqilesë që ishte martuar përpara viteve ’90.

Kjo është pikëpyetja e madhe e Lilianës, si ka ndodhur ky proces kur babai i tyre ishte kategorik në vendimin e tij që banesa të mos i përkiste vetëm njërit prej fëmijëve.

Bruna: Në vitin 1992 babai ynë sëmuret rëndë nga prostata dhe e çojmë urgjent në sital. Në kohën që ne e shtrojmë në spital, babain unë e kam patur edhe gjuetar, mbante gjithë armatimet, pistoletën, çiften, dokumentet, në një dollap të mbyllur, të kyçur që nuk ia prekte njeri, vetëm ai.

Eni Çobani: Babai ishte me armë sepse vinte nga pjesa e ushtrisë apo jo, po.

Bruna: Në këtë kohë që babai im shtrohet në spital një ditë vjen vëllai dhe babai i dorëzoi çelësin vëllait sepse kishte më siguri te vëllai, jo te mamaja, unë, t’i jepte çelës dhe ia dorëzon vëllait që ishte i martuar, i larguar. Ndërkohë ky vjen brenda në shtëpi dhe hap dollapin, ia kontrollon të gjitha dokumentet.

Liliana: Dokumentet e shtëpisë i ka bërë në emrin e vet, ka bërë sikur babi ia ka dhuruar. Babi nuk dhuronte asnjë gjë.

Eni Çobani: Pse je e sigurt që nuk dhuronte babai, Liliana? Pse nuk dhuronte babai?

Liliana: Babai nuk dhuronte sepse thoshte “shtëpia është e të gjithë kalamajve, sidomos e vajzave. Shtëpia është e vajzave sepse ti je përjashta”. Ai u martua, mori shtëpi tjetër dhe iku. E shiti atë shtëpinë që mori se ishte me Ministrinë e Brendshme që jepte shtëpi atëherë se punonin të dy në polici, burrë e grua dhe u futën. E shitën atë, mbaruan lekët, s’kishin ku të shkonin, u futën te nëna e te babai.

Bruna shton se deri në moshën 58-vjeçare ajo ka jetuar në këtë banesë sepse ishte beqare. Vëllai, Arqileja ndërkohë i kishte kryer veprimet juridike për të marrë shtëpinë dhe nuk pranonte ta ndante.

Liliana: E nxori në rrugë vëllai, na përzuri të gjithëve, i mbylli derën të tërë motrave, i mori dokumentet. Ne i thamë që do të të çojmë në gjyq, ai tha “bëni 10 gjyqe, shtëpia është e imja”. I kërkonim dokumentet, i kërkonte babi dokumentet, i thoshte “m’i sill këtu sepse i dua unë”, ai vinte 5 minuta shihte mamin se nuk vinte kur ishte babi, por vinte kur s’ishte babi se nuk donte t’ia jepte dokumentet, t’ia kthente mbrapsht. Në njëfarë kohe, ai i kishte shitur, i kishte bërë të gjitha në emrin e vet. Shitur dhe blerë prapë me Astrit Demën, kunatin e nuses së vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Momenti kur shqiptarët dalin nga ‘Range Rover’ dhe plagosin me armë 3 grekët
Previous article PAS NDARJES NGA SARA HOXHA/ Ledri Vula habit me veprimin e fundit ndaj Dafina Zeqirit

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT