• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ 1 milion paund kokainë e kthyer në llak, 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra, pjesë e bandës…
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ 1 milion paund kokainë e kthyer në llak, 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra, pjesë e bandës…

16 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjashtë burra, mes tyre një shqiptar, të cilët u kapën nga autoritetet britanike 31 tetor të këtij vitit, nën akuzën e trafikimit të lëndës narkotike kokainë, janë dënuar me burg së fundmi nga Gjykata e Kingston Croën, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete i kishin dëgjuar ata në një pijetore duke biseduar për të kthyer kimikisht drogën në një llak, me qëllim fshehjen e saj nga autoritetet.

Përfundimisht ata zgjodhën të konvertonin kokainën prej 30 kg në llak, i cili më pas u përdor për të lyer 508 doreza fshesash.

Në total, shtatë burra u shpallën fajtorë për dhjetëra vepra të lidhura me drogën, përfshirë konspiracionin për të importuar kokainë.

Dënimet me burg në Gjykatën e Kingston Crown varionin nga 13 deri në 29 vjet.

Shqiptari i dënuar është Ermal Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër dhe me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundëay, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Ëordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON KORENË E VERIUT/ SHBA: Çdo sulm bërthamor ndaj nesh do të thotë fund i regjimit të Kim Jong Un
Previous article E RËNDË NË ANGLI/ Emigranti nga Durrësi, vetëvrasje në anijen hotel “Bibby Stockholm” (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT