• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PINTE KOKAINË 24 ORË”/ U arrestua në Maqedoni, çfarë deklaronte Remzi Azemi për vrajsen e Ilir Hidrit në Ekuador
Home
Aktualitet
Kronikë

“PINTE KOKAINË 24 ORË”/ U arrestua në Maqedoni, çfarë deklaronte Remzi Azemi për vrajsen e Ilir Hidrit në Ekuador

13 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Remzi Azemi, shqiptari nga Kosova i cili njihet si krahu i djathtë i Dritan Rexhepit, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut rreth një javë më parë, më 6 dhjetor.

Ai ishte në listën e Interpol, pasi autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021, për vrasjen e malazezit, Fadil Kacanic dhe gruas së tij, Elsa Gallegos Leon. Krimi i dyfishtë ndodhi kur autorët të veshur si policë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit, në autostradën Guayaquil-Salinas.
Po gjithashtu, ai akuzohet edhe për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri në 30 maj të vitit 2017, në Ekuador, ku ai ishte pjesë e mafias ballkanike të Guayaquil.

Pas arrestimit, mediat ekuadoriane kanë publikuar deklaratën që Azemi ka dhënë para autoriteteve për vrajsen e bashkëkombasit Hidri, ku tregohet se si ata janë njohur.
Remzi Azemi shprehet se ka dobësi femrat, të cilat i cilësoi të gjitha si të bukura. Në dashmi, ai tregon se i gjente në vende të ndryshme, si qendra tregtare, kafene apo në vendbanimin e tij për t’i takuar.

Teksa tregon se flet pesë gjuhë (shqip, serbisht, anglisht, gjermanisht dhe spanjisht), ai thotë se spanjishten e ka mësuar nga gratë me të cilat është shoqëruar që kur ka mbërritur në Ekuador. Më tej, në dëshmi ai tregon se kishte një partnere në Milagro, Guayas, me të cilin kishte një djalë.
“Fëmija është një vjeç, mendoj”, tha ai.

Ai e përshkroi nënën e fëmijës si “të dobët, latine, me flokë të gjatë dhe bjonde”, teksa pretendon se ajo e kishte lënë për shkak të tradhtive dhe pas kësaj ai mori një shtëpi me qira rrugën Guayaquil-Salinas.
Më pas është takuar me Ilir Hidrin sepse një mik i përbashkët i kishte kërkuar të qëndronte tek ai. Por, shtoi në dëshmi, se kishte vendosur të kërkonte një vend tjetër për të jetuar sepse Ilir Hidri se konsumonte alkool dhe kokainë 24 orë në ditë.

Sipas tij, ai nuk mund të flinte nëse nuk merrte pilula për ta bërë këtë. Kur është pyetur për aktivitetet e Ilir Hidrit, Remzi Azemi ka deklaruar se s’kishte dijeni.
Pas problemeve me bashkëjetuesen, kosovari tha se kishte shkuar të jetonte në një apartament luksoz në Puerto Santa Ana, derisa të arratisej nga Ekuador. Ai ka deklaruar se tre ditë para vrasjes së Ilir Hidrit, më 30 Maj 2017, është goditur me thikë dhe ka qenë i shtruar në spital pa ndjenja. Sipas tij, ai u plagos në Pascuales.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ U plagos në aksident dy ditë më parë tek “Ura e Mërkurit”, ndërron jetë në spital mësuesi nga Librazhdi
Previous article APARTAMENTE, "ROLEX" DHE INSERTE/ SPAK kërkon pasuritë e Redjan Rrajës, në “rrjetë” dhe makina e Kejvinës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT