• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEL EMRI I ELDI DIZARDIT/ Hoxhaj: Porositës i vrasjes së Adrian dhe Lul Mashës
Home
Aktualitet
Kronikë

DEL EMRI I ELDI DIZARDIT/ Hoxhaj: Porositës i vrasjes së Adrian dhe Lul Mashës

11 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Henrik Hoxhaj, njëri nga të penduarit e parë të SPAK në operacionin “Plumbi i artë”, ka zbuluar një emër tjetër si porositës i sulmit me armë ndaj biznesmenit dhe pronarit të shkollës “Willson”, Lulzim Masha.

Hoxhaj ka treguar se njeriu që ka biseduar me Nuredin Dumanin për vrasjen e Lulzim Mashës, është Eldi Dizdari, një person ky protagonist në masakrën e ish-bllokut ndodhur në 4 Tetor 2018 dhe individ që njihet si një nga trafikantët e mëdhenj të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Deklarata e Henrik Hoxhaj është bërë para gjykatës së posaçme, ku zhvillohej séanca paraprake ndaj të pandehurve të dosjes “Dumani”.

Me këtë deklaratë të dhënë, Hoxha nxjer zbuluar besueshmërinë në këtë ngjarje kriminale të Nuredin Dumanit, i cili u ka treguar prokurorëve të SPAK, se ishte Suel Çela, që i kishte dorëzuar në aplikacionin “Matrix” një kontakt për të mbaruar punën e sulmit me armë ndaj Lulzim Mashës.

Në fakt Dumani tregon se kontaktin e mori nga Suel Çela, por nuk tregon se kush ishte personi që ka vijuar komunikimet dhe ka lidhur kontratën e vdekjes, kundrejt 150 mijë eurove për të vrarë fillimisht Ardian Mashën.

Dhe në pamundësi për të gjetur Ardianin, plani ka ndryshuar duke goditur me armë babain e tij, Lulzim Masha.

Ky kontakt ka dalë në seancën e sotme, ku Henrik Hoxhaj i tha gjykatës së njeriu që fliste me Nuredin Dumanin dhe interesohej për të vrarë Ardian dhe Lulzim Masha, është pikërisht Eldi Dizdari.

Këto deklarata të Henrik Hoxhaj, vijnë vetëm 5 muaj pasi tre prokurorët e SPAK, vendosën ti revokojnë statusin e bashkëpuntorit të prokurorisë, duke e nxjerë me status të njëllojtë me të pandehurit e tjerë.

Gjatë fjalës së tij Henrik Hoxhaj, ju drejtua gjykatës me një kërkesë interesante, për ti rikthyer statusin e bashkëpuntorit të prokurorisë.

Heqja e statusit ndaj Hoxhaj u realizua në mujain Korrik 2023, pasi sipas tre prokurorëve ai nuk ka pranuar të vijojë bashkëpunimin për të treguar personat e tjerë të përfshirë në atentatin ndaj Filip Gjeloshit, Agim Boriçit në Fier dhe vrasjen e Elvis Dedaj në Durrës.

Njëherësh sipas SPAK Hoxhaj nuk është treguar bashkëpunues në tregimin e rolit të Renato Saliut, për sa i përket tentativës së vrasjes ndaj Agim Boriçit dhe Arben Isufaj.

Me heqjen e statusit Hoxhaj tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit. Hoxhaj ka qënë bashkpuntori më i ngushtë i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Koka në GJKKO: Jam viktimë e Saliut dhe partiçkës së vogël
Previous article ME ARMËN E TIJ U VRA LIRIDONA ADEMAJ/ Gjykata merr vendimin për të akuzuarin e katërt

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT