• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Babai i Naim Murselit zbulon mesazhin që i dërguan në shtëpi
Home
Rajon

VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Babai i Naim Murselit zbulon mesazhin që i dërguan në shtëpi

9 December, 2023 s.autor Rajon

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, tha se të enjten rreth orës 17:00, dy persona i kishin shkuar në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin e familjes Ademi se ia ka një gjak borxh.

Ai këtë deklaratë e bëri për Kojshia Show të premten kur ky emision po xhirohej. “Për fat të keq, sonte nga ora 17:00 më kanë ardh dy njerëz në derë edhe më kanë thanë që ‘na ke gjakun borxh. Mos dil mo se na ki gjakun borxh’. Unë reagova, iu thashë ‘ose s’jeni kah e kuptoni, ose jeni kah e luani lojën e dyfishtë se ju në media po thoni që ia këna lanë drejtësisë, kurse mua po më vini te dera. Ju në media po thoni ia këna lanë drejtësisë, amo pas mediave po më vini te dera. Unë nuk kam ku me ikë, kur të don le t’më vret, çka kom me ba’”, tha Murseli.

Ai ka përmendur edhe emrat e personave që i shkuan në shtëpi dhe thotë se për këtë e ka lajmëruar edhe Policinë dhe se këtë lajm e kanë marrë edhe dy familje tjera.

Ai tha se djali i tij kishte presion të madh nga dikush. Madje thotë se Naimi i ka me mesazhe e video.

“Nuk dua me hy në detaje, veç Naimi kishte mesazhe, video dhe ka pas presion shumë të madh”, tha ai, duke mos dashur të zbulojë më shumë e për kënd bëhet fjalë.

Pasi dha këto detaje për Kojshia Show të premten kur ky emision po xhirohej, ai tha se i duhet ta ndërpresë intervistën, duke mos treguar arsyen.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVA PËR GRABITJE/ Reagon policia: Ishin tre persona, hynë në banesë me armë dhe…
Previous article JULIANA E AKUZOI SE BËN "SHAKA SEKSISTE"/ Reagon Ilir Shaqiri

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT