• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCENERATORI I TIRANËS/ Këshillltari i Lefter Kokës punonte dhe për Klodian Zoton
Home
Aktualitet
Kronikë

INCENERATORI I TIRANËS/ Këshillltari i Lefter Kokës punonte dhe për Klodian Zoton

9 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në dosjen e vendimit të gjyqtares Irena Gjoka zbulohet se komunikimi mes Ministrisë së Mjedisit “Integrated Technology Services” sh.p.k të Klodian Zotos ka nisur kohë më parë përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar.

“Letër interesi’ që shoqëria e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit ka dërguar më 23 qershor 2016 në ministrinë e Mjedisit dhe propozimi është hartuar nga Vladimir Bezhani, i cili figuron se punonte për shoqërinë e Klodian Zotos njëkohësisht ishte dhe në rolin e këshilltarit të jashtëm i Ministrit të Mjedisit, në atë kohë Lefter Koka. Madje në dëshminë e tij ka treguar se ka qenë Bllako i cili i kishte gjetur punën tek shoqëria Klodian Zoto.

Ndonëse kjo shkresë nuk gjendet në Ministrinë e Mjedisit apo në Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është zbuluar në kompjuterin e Klodian Zotos dhe rezulton se kjo është hartuar fillimisht nga Këshilltari i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka Vladimir Bezhani.

Në 15 qershor 2016 Vladimir Bezhani ia ka dërguar këtë shkresë me email Klodian Zoto, në adresat e email-it të tij.

Më pas, në datën 20.06.2016 kjo shkresë është përpunuar nga punonjësja e shoqërisë së Zotos dhe I është dërguar për aprovim Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në adresat përkatëse.

21 qershor 2016 – Një ditë më pas kjo shkresë është nisur nga punonjësja e shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, shtetasja Sevi Zani, tek adresat elektronike të përfaqësuesve të shoqërive të huaja, “Paul Eurth Italia SPA”, “Energy Recuperator SPA”, “De Mare Srl”, “Arcadis”.

23 qershor 2016, tre ditë më pas shoqëria “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Eurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k, kanë dërguar shkresën pranë Ministrisë së Mjedisit, me lëndë “Letër interesi” , ndërkohë që ende nuk kishte përfunduar studimi I fizibilitetit.

28 qershor 2016, 5 ditë më parë në kthim përgjigje që ministria e Mjedisit i dërgon  shoqërive “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Wurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe për dijeni Bashkisë Tiranë shkruan se propozimi konsiderohet i pranueshëm dhe paraqet interes publik, si dhe i ka kërkuar dokumentacion shtesë.

Kjo shkresë kthim-përgjigje është konceptuar nga Lediana Karalliu, përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, miratuar nga Athanas Karaja, konfirmuar nga ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi dhe nënshkruar nga vetë ministri i asaj kohe Lefter Koka.

Në dosje zbulohet se shkresa kishte të njëjtën model nga dy koncesionet e tjera atë të Elbasanit dhe të Fierit.

“E pyetur për këtë fakt shtetasja Ledjana Bojaxhi (Karalliu), me funksionin Përgjegjëse për mjedisin në Ministrinë e Mjedisit, e cila pasi është njohur me shkresën e mësipërme, ajo ka deklaruar se nënshkrimi që gjendet pranë emrit të saj është e saj, por nuk i kujtohet nëse shkresa është konceptuar nga ajo. Ajo deklaron se ky model shkrese mund të ketë qenë gati edhe për dy koncesionet e tjera, atë të Elbasanit dhe të Fierit dhe e ka marrë modelin gati, dhe thjesht e ka riformuluar, ose shkresa mund të jetë konceptuar nga ndonjë punonjës i Ministrisë së Mjedisit dhe asaj i ka shkuar thjesht për ta firmosur, dhe pasi e ka parë atë i është dukur në rregull

Më 24 gusht 2016 Ministria e Mjedisit kërkon caktimin e anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit nuk ka pasur ende një projekt të realizuar nga “Energy Recuperator S.P.A”, “Paul Wurth Italia S.P.A” “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Më 31 gusht 2016 shoqëria holandeze “Integrated Energy BV”, e formuar nga bashkimi I tre shoqërive më sipër i dërgon një shkresë ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës ku vetëm liston dokumentet e kërkuara por pa dokumentacionin shoqërues të kësaj shkrese, e cila në fund ka vulë por mungon nënshkrimi I përfaqësueses së shoqërisë.

Me shkresën kthim-përgjigje, nr. 3535/1 prot, datë 06.06.2023, të Ministrisë së Mjedisit, është dërguar një kopje me origjinalin e të gjithë dokumentacionit që gjendet në arkivin e këtij institucioni, përsa i përket procedurës koncesionare me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se nuk gjendet asnjë nga dokumentet, të cilat citohen të listuar nga shoqëria propozuese “Integrated Energy B.V” me shkresën e datës 31.08.2016, shkresë e cila është protokolluar me nr.4101/2 prot., datë 01.09.2016, në Ministrinë e Mjedisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT DHE FOTOT/ Kokainë e mijëra paund, dy shqiptarët dënohet me 12 vite burg në Britani
Previous article PARALAJMËRIMI i ambasadorit britanik: Do të shpallim ‘non grata’ të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT