• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE U ARRATIS SHQIPTARI DORIAN PETOKU?” Nëna e “Diabolik” letër publike Ministrit të Drejtësisë italiane
Home
Aktualitet
Kronikë

“PSE U ARRATIS SHQIPTARI DORIAN PETOKU?” Nëna e “Diabolik” letër publike Ministrit të Drejtësisë italiane

9 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas arratisjes së bujshme të shqiptari Dorian Petokut, një ditë më parë në Italia, Maria Assunta Piscitelli, nëna e Fabrizio Piscitellit i ka dërguar një letër Ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio-s ku përveç klithmës së dhimbjes së një nëne kërkohet drejtësi.

Dorian Petoku u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga arriti të arratisej duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë.

“Unë jam një nënë e moshuar e pikëlluar, e cila ka më shumë se katër vjet që është në pritje të hidhej dritë mbi nxitësit e vrasjes së djalit tim Fabrizio, i vrarë më 7 gusht 2019-të. Ekzekutimi u bë në parkun Acquedotti në mes të ditës dhe në sytë e të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe fëmijë. Zgjedhjet e ndryshme të djalit tim, të cilat shkuan përtej diktateve arsimore të familjes, nuk më pengojnë që t’ju shkruar dhe t’ju shprehur gjithë indinjatën time për arratisjen e shqiptarit, Dorian Petoku, për të cilin pak rëndësi kanë marrëdhëniet e tij me djalin tim.

Megjithatë, më duket alarmante të dish se ky individ, pas përpjekjeve të forta për të marrë ekstradimin nga Shqipëria, është vendosur nga një gjyqtar në një komunitet me byzylyk, për të shlyer 12 vitet e tij të dënimit”

Nëna e Fabrizio Piscitellit i njohur me pseudonimin “Diabolik (i vrarë në parkun Acquedotti në Romë më 7 gusht 2019) e nis kështu letrën drejtuar Ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio.

Petoku u dënua në korrik 2022 me 12 vite burg, pasi sipas akuzës furnizonte me drogë organizatën e kryesuar fillimisht nga Diabolik, e më pas nga Fabrizio Fabietti.

Një vendim gjykate, e dërgoi atë në komunitet, shton nëna e Piscitellit, “në kundërshtim me mendimin e arsyeshëm dhe domethënës të prokurorëve që dukshëm e dinin mirë rrezikun dhe kalibrin e subjektit”.

Më pas, nëna i drejton ministrit një sërë pyetjesh, ku së pari nënvizon që, “u lindin spontanisht atyre që kanë një intelekt modest pavarësisht moshës së shtyrë”. Ajo pyet në pritje për të marrë një përgjigje për çfarë ka ndodhur:

“A ka vlerë mendimi i prokurorëve të DDA-së që kanë përgatitje dhe njohuri të mëdha për krimin mafioz në Romë apo ky vendim është thjesht një ide që mund ta kundërshtojë një gjyqtar? – pyet ajo

“Një gjyqtar hetues në autonominë dhe diskrecionin e tij është i përjashtuar nga një ‘ekzaminim i kujdesshëm dhe autentik i asaj që del nga dokumentet hetimore në lidhje me një individ? Në rastin konkret, a do t’i nënshtrohet shqyrtimit të një organi kompetent një masë e tillë qartësisht joadekuate?”.

”Çfarë duhet të pres si nënë dhe qytetare që do drejtësi për vrasjen e djalit të saj? Se të gjithë fajtorët, nga ekzekutori e deri te nxitësit, do të shpëtojnë me raporte të dyshimta dhe gjyqtarë të vetëkënaqur?

“A duhet të pres të tjera vendimet në të ardhmen për të burgosur që dërgohen në vendet e rikuperimit me motivin sepse jam i varur nga droga ose i sëmurë mendor?”

“Në sytë e një ministri drejtësie që është edhe magjistrat, nuk mund të anashkalohet absurditeti i një vendimi të tillë nga një gjykatës hetues dhe as fakti që Roma, ka qenë në duart e mafias kalabreze, Kamorrës, shqiptarëve, nigerianëve – shkruan nëna e Fabrizio Piscitellit.

“Edhe pse djali im ishte pjesë e saj dhe kjo për mua është vetëm një burim dhimbjeje e mëtejshme, kjo megjithatë nuk më pengon apo të hesht për të pasur drejtësi. Unë kam shumë besim te magjistratët e DDA-së të cilët e trajtojnë çështjen seriozisht dhe mbi të gjitha i përkushtohen luftës kundër krimit”.

“Dëshiroj të shpresoj se në kompetencat dhe detyrat tuaja të plota do të dëshironi të konstatoni arsyet e dispozitës së nxjerrë nga ky gjyqtar në favor të Dorian Petokut, i cili sigurisht nuk duket të jetë “narkoman” i varfër, por një i zoti dhe i kthjellët, i arratisur ndoshta duke synuar shmangien e pasojave të masave të tjera gjyqësore”, përfundon ajo letrën e saj drejtuar Ministrit të Drejtësisë italiane./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË MAKINË MA XHAMA TË ZINJ/ I riu në Fier tenton të korruptojë policin, por e pëson keq
Previous article "ISHTE SHUMË SFIDUES..."/ Rrëfimi ndryshe i Fifit: E ndjeva veten në një pikë të dorëzuar

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT