• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Klodian Zoto në dijeni të procedurave para shpallje së koncesionit
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA PËR INCENERATORIN E TIRANËS/ Klodian Zoto në dijeni të procedurave para shpallje së koncesionit

9 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Report TV siguron dosjen e vendimit lidhur me masat e sigurisë për 15 personat në hetim për ndërtimin e landfillit, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”. Nga dosja e SPAK zbulohet se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë në dijeni të procedurave përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Klodian Zoto, aksioneri i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e dinte një ditë para përgjigjen që Ministria e Mjedisit do i kthente bashkisë së Tiranës sipas të cilës bihej dakord me fillimin e vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Për këtë ka ndihmuar Vladimir Bezhani i cili gjatë kohës ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit.

SPAK ka zbuluar emailin e datës 2 mars 2016. Ndërkohë një ditë më pas, më 3 mars 2016 ministria e Mjedisit konfirmon bashkisë vijimin e procedurës dhe propozon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës.

Po ashtu një muaj para, më 19 shkurt 2016 po përmes adresës elektronike Klodian Zoto ka qenë në dijeni të Masterplanit të Menaxhimit të Mbetjeve për qytetin e Tiranës hartuar nga ekspertët e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar/Japan dhe që vlerësonte zgjerimin e landfillit.

Masterplani do të ishte ndihmë për të hartuar studimin e fizibilitetit përfundimtar, ku dhe sipas SPAK kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

“Pershendetje Klodi,

Po te dergoj Master Planin per Menaxhimin e Mbetjeve te Ngurta Urbane te Tiranes, hartuar nga JICA (Japonezet). Eshte nje material teper i plote, qe do te na sherbej edhe per studimin e fizibilitetit perfundimtar, pavaresisht opsionit qe do te perzgjidhet. Kalofsh nje fund jave te kendshme me familjen.

Ladi” shkruhet në faqen 4 të dosjes.

Rezulon se Vladimir Bezhani deri më 7 nëntor 2014 kur ka dalë në pension ka mbajtur postin e përgjegjësit të sektorit të Menaxhimit të Mbetjeve, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Mjedisit. Detyra e tij ishte hartimi i politikave të menaxhimit të mbetjeve, si strategjia kombëtare e mjedisit, hartimin e legjislacionit në fushën e mbetjeve, dhe ndjekjen e projekteve në fushën e mbetjeve të financuara si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe organizatat e huaja.

Sipas SPAK Vladimir Bezhani i cili në atë kohë ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ka qenë ura lidhëse për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”. Për këtë Bezhani figuronte në listpagesën në shoqërinë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

SPAK thotë se në këmbim të këtij favorizimi gjatë procedurës së dhënies së koncesionit Bezhani ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BUZËQESHUR DHE I QETË/ Publikohet për herë të parë fotoja e Laert Haxhiut brenda burgut grek
Previous article "NJË FAZË E RE PËR IKMT"/ Balla: Do parandalojë çdo formë ndërtimi pa leje

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT