• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET VIDEO/ Momenti kur vritet Elton Javeri në Fier, autori i shkoi paralel dhe…
Home
Breaking News

PUBLIKOHET VIDEO/ Momenti kur vritet Elton Javeri në Fier, autori i shkoi paralel dhe…

7 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë publikuar pamjet e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javerit, atentat i regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli” në Fier. Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier.

Rruga ku ndodhi atenati ka patur kamera sigurise, të cilat kanë filmuar momentin e vrasjes së Javerit, rreth 100 metra larg banesës së tij. Në momentin e ngjarjes, viktima ndodhej në automjetin tip “Porsche Cayene” ngjyrë të zezë, ndërsa autori me makinë të tipit “Mercedes Benz” ngjyrë gri të errët, me targa shqiptare.

Dyshohet se Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin tip “ Benz” duke i dalë paralel.

Po ashtu, në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet dhe se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Agim Gashi e ka qëlluar me pistoletë, teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i sollën edhe vdekjen.

Para automjeteve të viktimës dhe autorit, ndodhet dhe një automjet tjetër tip “Mercedes Benz”, i cili nuk ka lidhje me ngjarjen, teksa drejtuesi i saj ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Elton Javeri ka lëvizur me automjet edhe për disa metra pas atentatit dhe ka ndaluar rreth 100 metra larg vendit që shihet në këtë video. Automjeti “Porche” u gjet me derën e hapur, por siç duket Elton Javeri vetëm sa ka hapur derën dhe nuk ka mundur të dalë jashtë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, 41-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Pas atentatit, Agim (Agli) Gashi dyshohet se u arratis në drejtim të Vlorës dhe ende nuk është kapur nga Policia.

Autori dhe viktima kishin lidhje krushqie mes tyre, por burime bëjnë me dije se ata janë konfliktuar rreth dy javë më parë në Gjermani. Viktima kishte vetëm pak kohë që kishte ardhur nga Gjermania, ku ishte emigrant.

Elton Javori dhe Agim Gashi mësohet se kanë patur njohje të vjetër mes tyre dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve që kanë patur me njëri-tjetrin ku nuk përjashtohet edhe përfshirja në aktivitete ilegale.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja disa arsye se pse ish-i juaj po poston kaq shumë në mediat sociale
Previous article HABIT Ronaldo Sharka: Jam aq pa nerva sa po mendoj…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT