• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHEU BANESËN NË BAZË KRIMINALE/ Dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit
Home
Breaking News

KTHEU BANESËN NË BAZË KRIMINALE/ Dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit

6 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin. Në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari Aleks Lulashit është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

Ndërkohë banesa e vjetër shërbente si magazinë, pasi 40-vjeçari bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes jetonin në një shtëpi pak metra më larg të ndërtuar gjatë viteve të fundit. Deri në këtë fazë hetimesh policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës nuk ka arritur ende të identifikojë personat për llogari të të cilëve posedoheshin këto mjete/sende dhe që ishin bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Aparati celular i Aleks Lulashit i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale do të ekzaminohet për të parë komunikimet që mund ketë patur 40-vjeçari, çka mund të ndihmojë në zbulimin e personave që ai bashkëpunonte.

Kjo shtëpi bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve u zbuluar nga policia mëngjesin e 5 dhjetorit në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura së fundi në territorin e Qarkut të Lezhës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 automjet tip “Mazda”, me ndërhyrje dhe me dëmtime në strukturën e tij, për të pamundësuar përcaktimin e të dhënave të automjetit, 5 motomjete me fuqi të lartë motorike, të dyshuar të vjedhur, 4 palë targa, për automjete dhe motomjete, të dyshuara të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në Kosovë. Po ashtu u sekuestrua edhe 400 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, me fitil zjarrpërcjellës, e gatshme për shpërthim, kapuçë si maska, doreza dhe skafanda motomjetesh, veshje për kamuflazh, si dhe një sërë sendesh të tjera që do t’i shërbenin kryerjes së ngjarjeve të rënda kriminale.

Ndërkohë 40-vjeçari Aleks Lulashi po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë, ku do të përballet me disa akuza si

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, “Trafikim i mjeteve motorike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON DETAJET/ Avokatja: Policia e ka ditur para varrimit që Naimi ka porositur vrasjen e Liridonës
Previous article DETAJET/ Vrasësi Granit Plava e ndoqi “këmba-këmbës” Liridonën: Darkoi disa tavolina larg saj dhe Naimit në ditën fatale

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT