• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITËLINDJA E IBRAHIM RRUGOVËS/ Elisa Spiropali: Ishte një prijës me mision. Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit…
Home
Politikë

DITËLINDJA E IBRAHIM RRUGOVËS/ Elisa Spiropali: Ishte një prijës me mision. Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit…

3 December, 2023 s.autor Politikë

Në përkujtim të datës së lindjes së Ibrahim Rugovës, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan se presidenti ishte një prijës politik e shpirtëror me mision

Reagimi i plotë:

Në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Gjasat janë që emri Ibrahim – Abraham të ketë ndikuar për përkimin e çuditshëm në trurin tim.

Pak më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.

Kur u bë e modës të talleshe me shqiptarinë, këtej e andej Drinit, Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi.

Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror me mision. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie. Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por i udhëhiqte ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.

Për shumë kohë Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, ishin të pandarë në sytë e botës së qytetëruar. Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon.

Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtinë dhe vetëdijen e misionit të tokës së premtuar.

Lindi më 2 Dhjetor. Do të kujtohet gjithmonë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ITALI/ Makina përplas për vdekje 31-vjeçaren shqiptare
Previous article PAGOI 30 MIJË EURO PËR VRASJEN E ISH-BASHKËSHORTES/ Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT