Një makinë është gjetur e djegur në Rinas menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra me armë zjarri Entjan Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në muajin prill në lokalin e tij në Shëngjin.
Autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar nga vendngjarja me një mjet tip “BMW” me targa të vjedhura në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet e makina e djegur i përket autorëve, të cilët kanë marrë pjesë në atentatin e kësaj të shtune.
Për këtë ngjarje, policia njofton se, është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.


