• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E LIRIDONËS/ Naim Murseli pranon se e porositi, Media: 15 mijë euro u dhanë para, 15 mijë pas
Home
Breaking News

VRASJA E LIRIDONËS/ Naim Murseli pranon se e porositi, Media: 15 mijë euro u dhanë para, 15 mijë pas

2 December, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Liridona Ademi Murseli dhe mënyra si është kryer ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë pro edhe në Shqipëri.

Policia e Kosovës ka arrestuar deri në këto momente bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim.

Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës.  Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër.

Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit.

Murseli mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit të Liridonës që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar të pamen.

“Shoke dhe miqe pèr shkaqe familjare me keq ardhje e bejm anulimin e te pames i falenderoje gjithe pjesnarrje ne vorrim” , shkroi mbrëmë prindi i naim murselit në rrjetet sociale.

Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet e të cilave nuk do të jenë më kurrë si më parë.

Gazeta në Kosovë Sinjali ka mësuar se me tu anuluar e pamja, prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi.

Vëllai i Kushtrim Kokallës, Kanoni duke folur për median kosovare ka thënë se ndjehet i shokuar nga zhvillimet e fundit, duke thënë se vëllai i tij është i pafajshëm.

Tri familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po n’a duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send” ka thënë Kanon Kokalla për Indeksonline.

Ndërkohë shenja e ‘çarjes së fortë’ mes dy familjeve Murseli dhe Ademi është shfaqur

Vëllai I Liridonës, Liridon në një postim në facebook I ra kryq mbiemrit të Murselit.

Në mediat kosovare, shkruhet se  Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit i cili ishte bashkëshorti i viktimës, ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava.

Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bënë të ditur dje se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME ORIGJINË NGA BURRELI/ Zbulohet identiteti i i 27-vjeçarit shqiptar që u gjet i vrarë në Hamburg
Previous article DETAJET/ Përjashtohet nga Policia e Shtetit Kryekomisar Stiljan Pasho, nën arrest se favorizoi trafikun e drogës

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT