• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Nikolla: Miti i të paprekshmëve po thyhet, tani askush mbi ligjin
Home
Politikë

REFORMA NË DREJTËSI/ Nikolla: Miti i të paprekshmëve po thyhet, tani askush mbi ligjin

27 November, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Në aktivitetin e mbajtur në Parlament në kuadër të “25 vite Kushtetutë”, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësoi Reformën në Drejtësisë për rezultatet që po jep që prej vitit 2016 kur u miratua unanimisht nga Kuvendi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Nikolla theksoi se miti i të paprekshmëve është thyer dhe se para ligjit janë të gjithë të barabartë.

“Sistemi i drejtësisë kishte dhënë mjaftueshëm prova se nuk ishte i aftë të vetëreformohej, t’i përgjigjej dinamikave të reja të vendit. Reformimi i tij mund të bëhej vetëm nga jashtë sistemit me mbështetjen e pjesës më me integritet të tij. Kjo rezultoi e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë, zhvillimin, interesin publik dhe qytetarët nga një sistem drejtësie i padrejtë dhe i korruptuar. Këto rrethana nevojash çuan në rishkimin e Kushtetutës dhe ideimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në 22 Korrik 2016 Kuvendi miratoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi dhe gjatë kësaj dekade ka mbështetur e po mbështet fuqimisht realizimin e Reformës në Drejtësi.

Është e qartë që reforma nuk pretendon të drejtën hyjnore, por dhënien e drejtësisë të kushtëzuar vetëm nga qytetarët, Kushtetuta dhe interesi kombëtar e publik. Sot nuk ka asnjë dyshim se miti i të paprekshmëve po thyhet dhe kultura e paprekshmërisë po zëvendësohet nga parimi i madh dhe i thjeshtë askush përmbi ligjin, askush nën ligjin. Konsensusi i madh popullor, qytetar e publik për sistemin e ri të drejtësisë është një frymëzim për Kuvendin dhe një mbështetje e madhe për Kushtetutën”, tha ndër të tjera kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORA ZBARDH LLOGARANË/ Borëpastrueset në terren për të kriposur rrugët, policia apel shoferëve
Previous article ACARI MBËRTHEN VENDIN/ Termometri arrin -13 gradë në Dibër. Probleme me rrugët dhe energjinë

s.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT