• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Ministri Balla: Këto janë qarqet më problematike. Policia Rrugore në terren për…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Ministri Balla: Këto janë qarqet më problematike. Policia Rrugore në terren për…

25 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas përkeqësimit të kushteve atmosferike, Ministria e Brendshme thotë se ka urdhëruar të gjitha njësitë e policore rrugore vendore që të marrin masa në akset ku ka problematika.

Në një reagim, ministri Taulant Balla tha se qarqet me problematike janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

Reagimi:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e vendit, nga mesnata e në vijim, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe reshje bore në zonat malore.

Në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore, si dhe të kontrollit të gjendjes së rrugëve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka udhëzuar të gjitha strukturat e Policisë Rrugore vendore, që të patrullojnë në akse dhe të kërkojnë ndërhyrjen e enteve pronare të rrugës, në çdo rruge ku konstatohet vështirësi për shkak të lagështirës dhe borës.

Aktualisht, qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, për të kontrolluar rrugët dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve të gomave, nga drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apelon për kujdes të shtuar në rrugë, për përdorimin e gomave dimërore dhe të zinxhirëve në zonat ku trashësia e borës është e madhe.

Për çdo problem që lidhet me lëvizshmërinë në rrugë, nevojën për ndihmë në rast avarish apo ngjarjesh rrugore, telefononi menjëherë në numrin e emergjencave 112.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKOHEN 52 TON MIELL NË FIER/ Ruheshin pa kushte higjieno-sanitare
Previous article SKANDALI SEKSUAL/ SPAK dërgon për gjykim Safet Gjicin, ja sa vite burg rrezikon

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT