• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I “STRASBURGUT”/ Rama: 21 Janari, krim shtetëror! Vrasja s’ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së armës…
Home
Politikë

VENDIMI I “STRASBURGUT”/ Rama: 21 Janari, krim shtetëror! Vrasja s’ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së armës…

24 November, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, ku foli për ngjarjen e rëndë të 21 janarit dhe vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ku prezentë ishin dhe familjarët e viktimave.

Kreu i qeverisë e quajti ngjarjen e 21 janarit si krim shtetëror. Sakaq ai tha se vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së armës, por nga maja, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që drejtësia e re të reagojë.

“Jemi në përfundim të një viti dhe në prag të nisjes së një tjetri. I cili qysh në nisjen e tij sjell në këtë godinë, prindër, fëmijët, familjarët e katër qytetarëve të vrarë nga shteti, qeveria, nga dritaret dhe gardhi i kësaj godine më 21 janar. Është për të ardhur keq ndërkohë që gjykata në strasburg ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë të qartë lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se një dekade është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe i pabesisë së institucioneve të drejtësisë.

Reagimi i përgjithshëm i debatit publik dhe i zëdhënësve të opinionit publik, mediave ka qenë i zbehtë. Unë nuk jam këtu për të kritikuar mediat, por për të risjellë në vëmendje peshën jashtëzakonshme të këtij vendimi mbi jetën shoqërore të vendit tonë. E kam thënë që krime shtetërore si ai i 21 janarit, historia tregon se vonohet zbardhja, por nuk ngelen pa zbardhur. Ndërkohë prokuroria e Tiranës është ë me përbuzje me kushtetutën, ligjet dhe me dhimbjen e të drejtën e familjarëve të viktimave për të vërtetën e ka trajtuar si një leckë.

Është koha që drejtësia e re të reagojë. Vendimi i gjykatës është si të lexosh një rrëfim të stërpërsëritur për ne ndër vite. Vendosja e gishtit drejtpërdrejtë te autoritetet ekzekutive të kohës, është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Jo vetëm për krimin e vrasjes që ka mbetur pa autorë. Vrasja nuk ka nisur nga tërheqja e këmbëzës së armës, i cili ka ardhur nga maja, por nga ana tjetër gjykata vë gishtin edhe te krimi i pengimit të drejtësisë. Është e qartë se autoritetet ekzekutive kanë penguar në mënyrën më brutale drejtësisë që të reagojë dhe veprojë në kohë reale për të nisur zbardhjen e këtij krimi.

Unë kam bindje të palëkundur që s’ka asnjë forcë që mund ta pengojë zbardhjen përfundimtare të krimit shtetëror të 21 janarit, por mund të vonohet. Është jashtëzakonisht rëndësishme në moralin e sistemit të drejtësisë, reformës së drejtësisë që mos të vazhdojë kalvari i familjeve të viktimave, të mos vazhdojë të rrijë pezull e gjithë shoqëria për shkak të këtij krimi dhe të mos vazhdojë e mos këputja e vonesës së qëllimshme dhe cinike përballë domosdoshmërish të bërjes së drejtësisë.

Nëse 21 janari mbetet në ajër, edhe themeli i ri i drejtësisë nuk e mban dot të gjithë peshën e jashtëzakonshme që ka drejtësia në një vend demokratik. Në një vend ku askush është mbi ligjin.”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË MË "SEKRET"/ Kristi del për herë të parë publikisht me të dashurën
Previous article ASAMBLEJA/ Rama: Paga mesatare 900 euro në mesin e 2024. Na akuzojnë se mbështesim të pasurit, por 33% e buxhetit...

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT