• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Veliaj: Vit i jashtëzakonshëm. Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart, e kush…
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Veliaj: Vit i jashtëzakonshëm. Duket qartë kush punon për ta çuar Shqipërinë më lart, e kush…

24 November, 2023 s.autor Politikë

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, tha se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar. E teksa jemi në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë, Veliaj nënvizoi se edhe dyshuesi më i madh, nuk ka si e fsheh punën e bërë nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Edhe ciniku më i madh, edhe dyshuesi më i madh, kur sheh alternativën e hipjes nëpër kangjella, të futjes nëpër dritare, bllokimin e trotuarit, të rrugës, të këndit të lodrave, bllokimin e Teatrit, – bllokim, bllokim, bllokim – kacafytje nëpër pemë, kacavjerrje nëpër hekura, dhe kur shikon se ne garën e kemi me veten për t’u vetëpërmirësuar, për t’u vetëkorrigjuar për ta ngritur pak më lart stekën se ç’e kemi pasur, është dallim si dita me natën. Ju falenderoj të gjithëve për kontributin! Ishte një rezultat i mirë ai që kapëm këtë vit, 4 me 1. Nuk ishte një rezultat perfekt, sepse rezultat perfekt do ishte ai 5 me 0, për të cilin punuam. Megjithatë them se, jo vetëm në Kavajë, ku ne për pak vota nuk patëm atë që dëshironim apo atë që prisnim, por edhe në qytete të tjera, në fshatrat e tjera apo në gjithë OS-të tonë, në qendrat e votimit, kemi mundësi për të bërë pak më shumë, pak më mirë dhe pak më shpejt”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi se Tirana këto vite ka qenë epiqendra e aktiviteteve të mëdha, që do pasojnë gjithashtu me aktivitete po aq të mëdha në vitet që vijnë.

“Këtë vit Tirana ka qenë epiqendra e shumë aktiviteteve, kemi qenë Qyteti Europian i Sportit, vjet ishim i Rinisë, kryeministri dje dhe pardje organizoi një takim fantastik për diasporën për t’i kushtuar vëmendje, për të shprehur interes, politika dhe vendimmarrje, për sa i përket gjysmës sonë të kombit që është jashtë. Ndaj, e vlerësoj faktin që motori, ajo që ka gjeneruar gjithë këtë energji pozitive mbetet familja jonë politike, Partia Socialiste e Shqipërisë. Vitin tjetër do të vijojmë me një seri aktivitetesh, Tirana do jetë kryeqendra e Ballkanit, ne marrim Presidencën e B40, ndërkohë që kryeministri ka prodhuar sukses në shumë iniciativa, duke e bërë Tiranën gjithashtu qendrën akademike të Europës, me Kolegjin e Europës dhe duke prodhuar aq shumë aktivitet, siç ishte Procesi i Berlinit, siç ishte Samiti i BE-së me Ballkanin”, vijoi Veliaj.

Një tjetër sukses i bashkëqeverisjes së mirë, theksoi Veliaj, ka qenë rritja e ndjeshme e numrit të turistëve dhe fokusi te e ardhmja, te teknologjia.

“Sot ne kemi thyer një rekord të numrit të turistëve, të numrit të hoteleve ku ti nuk gjen vende dhe të një ekonomie lokale, e cila në 2015 filloi me 25 % të ekonomisë tonë fasoneri-tekstile, 25% fasoneri këpucësh, dhe sot jemi në një situatë ku falë këtij vizioni të kryeministrit, të qeverisë socialiste dhe të familjes sonë, Tirana prodhon 25% teknologji informacioni dhe 25% gjenerohet nga turizmi. Një transformim total. Dua të falenderoj kolegët në Bashki për mënyrën se si po mbyllim plagët e fundit të lëna nga tërmeti dhe kur shikoj se si po marrin çmime shkollat dhe kopshtet në Kamzë, Rrogozhinë, Vorë, jam vërtet krenar për punën që kanë bërë kolegët”, përfundoi Veliaj.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se qëllimi i këtij takimi nuk është se dyshohet se kush është forca më e madhe dhe më fituese, por ambicia për të shkuar pak më tej, pak më larg dhe pak më shpejt./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASAMBLEJA/ Rama: Paga mesatare 900 euro në mesin e 2024. Na akuzojnë se mbështesim të pasurit, por 33% e buxhetit...
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË PEQIN/ I pranishëm edhe kryetari i Bashkisë. Policia sekuestron 20 gëzhoja kallashnikovi dhe pistoletë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT