• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET VRASJA NË GREQI/ Identifikohet autori. Mediat: Është shqiptar, fshihet në Divjakë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET VRASJA NË GREQI/ Identifikohet autori. Mediat: Është shqiptar, fshihet në Divjakë

23 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur më 17 Tetor 2023 në Menidi të Greqisë, ku mbeti i vdekur një 38-vjeçar. Ky i fundit ishte goditur me thikë dhe kishte humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Por sipas hetimeve të policisë greke, rezulton se autor i dyshuar është një 41-vjeçar shqiptar me iniciale O.Ll. nga Lushnja, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të drogës. Viktima, sipas familjarëve, ka qenë përdorues droge.

Kanë qenë dëshmitarë okularë ata të cilët kanë ndihmuar policinë greke të ndërtojë dinamikën dhe të identifikojë autorin.

Sipas 2 dëshmitarëve okularë, viktima dhe 41-vjeçari shqiptar kanë debatuar ashpër për çështje droge. Më pas, autori e goditi me thikë në kofshë, duke i shkaktuar hemorragji.

Pas vrasjes, autori u arratis në këmbë drejt qendrës së Menidit.

Pas identifikimit të tij nga dëshmitarët, policia greke kishte përgjuar telefonin e autorit. Sipas mediave greke, në një bisedë që 41-vjeçari shqiptar kishte patur me të afërm të tij, ai u kishte treguar se “kishte vrarë dikë” pa ju dhënë më shumë detaje.

Prej andej, raporton shtypi grek, është arratisur ilegalisht në Shqipëri dhe sipas tyre fshihet në zonën e Divjakës.

41-vjeçari shqiptar është person i skeduar edhe më herët nga policia greke dhe është akuzuar për armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, dëshmi të rreme, grabitje. Në periudhën kur vrau 38-vjeçarin, qëndrote ilegalisht në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A JA DHE PISTOLETËN ATYRE"/ Erzen Breçani kujdeset si po i shkojnë punët të birit në trafikun e kokainës: Kam frikë...
Previous article DETAJET E TRISHTA/ Kush është biznesmeni që u vetëvra sot në Durrës, edhe motra i vdiq në të njëjtën mënyrë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT