• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGON NGA ARRATIA/ Ahmetaj: Firma ligjore amerikane rrëzoi SPAK, thotë se hetimi ndaj meje është politik
Home
Breaking News

REAGON NGA ARRATIA/ Ahmetaj: Firma ligjore amerikane rrëzoi SPAK, thotë se hetimi ndaj meje është politik

23 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka thyer sërish heshtjen nga arratia, ndërsa ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj tij. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Ahmetaj i cilëson hetimet e SPAK si persekutim politik, ndërsa ka publikuar një raport prej 420 faqesh në anglisht.

Sipas tij, këtë raport bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, “pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar., shkruan ai.

REAGIMI I AHMETAJT

Të nderuar Qytetarë,
Në vazhdën e persekutimit politik për më shumë se një vit e gjysmë, të vazhduar e orientuar në media (të financuara nga inceneratorët) dhe në institucionet e akuzës, u detyrova të kërkoja një Opinion të dytë të pavarur (Indipendent Second Opinion) nga një firmë ligjore ndërkombëtare me qendër në SHBA.
Firma ligjore “Nixon Peabody” mori në shqyrtim të gjithë raportin e SPAK paraqitur në kërkesën që ky i fundit dorëzoi në Kuvend për heqjen e imunitetit parlamentar. Firma ligjore “Nixon Peabody” pas disa muajsh punë me bashkëpunëtorë me eksperiencë të fushës (ish-prokurorë federalë, apo ish-investigatorë të institucioneve ligjzbatuese amerikane) kanë prodhuar një raport të gjatë prej 420 faqesh duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Në raport ka dhe një përmbledhje prej 38 faqesh, ku bie në sy një nga konkluzionet e “political motivation or others…”, pra sulme te orientuara politikisht, për akuzat e ngritura ndaj meje, përmbledhje e cila mund të lexohet lehtësisht nga kushdo i interesuar.
Këtë raport ia kam dërguar Ministrit të Drejtësisë, Kryetares së Kuvendit, Kryeinspektorit Metani, si dhe disa përfaqësive të huaja të shteteve dhe institucioneve që kanë kontribuar në reformën në drejtësi.
Më poshtë kam atashuar linkun e materialit të plotë, i cili është lehtësisht i aksesueshëm.
Tashmë nuk kam më as habi, e as çuditem nga goditjet e orientuara, të kaluara, të tashme e të ardhme. Nuk kam çudi as nga standardet e aplikuara. Në të ardhmen e afërt do të komunikoj në detaje për akuza / supozime e përtej…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THEU ARRESTIN NË SHTËPI/ 27-vjeçari nga Ksamili kapet duke vjedhur një automjet në Gjirokastër
Previous article TË AKUZUAR PËR VRASJE DHE TRAFIK DROGE/ GJKKO shtyn seancën për Erzen Breçanin dhe tre të arrestuarit e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi Aktualitet

THELLOHET TRAGJEDIA/ Aksidenti me 3 të vdekur në Manzë, humb jetën edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT