Prezantuesja dhe moderatorja ruse e cila po kandidon kundër Presidentit Vladimir Putin në fushatën e radhës për kreu e ‘Kremlinit’, është ftuar në Pritjen zyrtare të Presidentit Trump.
Kjo e fundit mbledh personalitete të rëndësishëm nga e gjithë bota, duke përfshirë personazhe të medias ndërkombëtare, personazhe të politikës si edhe shumë të tjerë.
Ksenia Sobchak, 36 vjeç mësohet se do të vizitojë SHBA-në për rreth tri ditë por akoma nuk dihet pjesëmarrja e saj në “Pritjen e Personaliteteve” që Trump mban disa herë në vit.
Madje Sobchak i është kërkuar që të mbajë një fjalim edhe përgjatë pjesëmarrjes së saj në pritje, gjë që nuk dihet akoma që do të bëhet ose jo.
36 vjeçarja është vajza e një prej reformatorëve të Shën Pjetërburgut, në rolin e kryebashkiakut të këtij qyteti.
Shpeshherë edhe mediat ruse edhe ato të huaja i janë referuar Sobchak-ut si ‘Paris Hilton’ ruse.
Përgatiti: AlpeNews.al





