• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFLAMACIONI I GJIRIT/ Si ta zbuloni dhe ta shëroni!
Home
Shëndet

INFLAMACIONI I GJIRIT/ Si ta zbuloni dhe ta shëroni!

19 November, 2023 s.autor Shëndet

astisisi apo inflamacioni i gjëndrave të qumështit më së shpeshti i kanë nënat që për herë të parë sjellin në jetë fëmijën. Shërimi fillon sapo të shfaqen simptomat. Pihen antibiotikë 10 deri 14 ditë. Gratë pa përvojë mund t’i injorojnë simptomat të cilat janë rraskapitje e papritur, dobësim si dhe temperaturë mbi 38 gradë. Mirëpo, nëse krahas këtyre simptomave shfaqen edhe dhembje dhe ënjtje të një pjese apo të tërë gjirit, të cilat dhembin më shumë me rastin e prekjes dhe gjiri është shumë i fortë, kjo është shenjë e sigurt e inflamacionit të gjëndrave qumështore.

Inflamacioni i gjirit zakonisht prek gratë që janë me gji, edhe pse nganjëherë kjo gjendje mund të ndodhë edhe te gratë të cilat nuk kanë fëmijë në gji. Mastiti është një gjendje e përhapur, të paktën 1 në 10 nëna në laktacion e përjetojnë gjatë periudhës së ushqyerjes bebes me gji. Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6–12 javësh pas lindjes, por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputura, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.

Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largojë fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurt që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit.

Nëse ju nuk e keni kapur në kohë mastitin, mjeku juaj do të përshkruajë një terapi me antibiotik. Mos u shqetësoni, shumica e antibiotikëve janë të sigurt gjatë gjidhënies dhe nuk do ta dëmtojnë beben tuaj. Nëse shenjat tuaja dhe simptomat nuk përmirësohen pas dy ditëve të para të marrjes së antibiotikëve, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për t’u siguruar se gjendja juaj nuk është rezultat i një problemi më serioz. /TAR/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 MILIONË DOLLARË PASURI/ Si Mira Murati arriti në majën e botës së inteligjencës artificiale
Previous article MBAJTI SEKRET SHTATZËNINË/ Historia e dashurisë së Mariza Ikonomit, kush është partneri i këngëtares

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi Shëndet

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT