• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAL I ZI/ Arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviç. Akuzat që rëndojnë mbi të
Home
Rajon

MAL I ZI/ Arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviç. Akuzat që rëndojnë mbi të

18 November, 2023 s.autor Rajon

Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi Slavko Stojanoviq është arrestuar të shtunën në Podgoricë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve”.

Ministri i Brendshëm malazez Danilo Sharanoviq tha se “arrestimi tregon se askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin dhe se kushdo që është përfshirë në veprimtari të paligjshme do të vihet para drejtësisë”, sikurse tha ai. Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq përshëndeti vendimin e autoriteteve për arrestimin e Slavko Stojanoviqit. Ai tha se “lufta e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht për sundimin e ligjit dhe kriteri më i rëndësishëm për përshpejtimin e rrugës evropiane” të vendit.

Slavko Stojanoviq ka qenë në detyrën drejtorit të policisë të Malit të Zi prej vitit 2013 deri në 2018. Analistët përmendin se “gjatë mandatit të tij janë vrarë më shumë se 40 persona si pasojë e përplasjeve mes klaneve kriminale në Mal të Zi”.

Në korrik të këtij viti autoritetet arrestuan pasuesin e zotit Stojanoviq në detyrën drejtorit të policisë, Veselin Vujoviq, i cili shërbeu prej vitit 2018 deri në 2020. Ndërsa prej vitit 2020 deri në vitin 2023 ai shërbeu si këshilltar për Sigurinë i ish-Presidentit Milo Gjykanoviç.

Veselin Vujoviq ndodhet në paraburgim, nën dyshimet për krijimin e një organizate kriminale, shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Partia Demokratike e Socialistëve e ish-Presidentit Gjukanoviq tha në atë kohë se ish-drejtori i Policisë Veselin Veloviq ishte arrestuar pas “presionit të paprecedentë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviqit, ndaj këtij institucioni”, sikurse e cilësoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E FAL..."/ Rrëfimi i Stefi Priftit: Isha në autobus përballë babait dhe nuk i folëm njëri-tjetrit
Previous article AKUZOHET PËR SHARJE/ Amerikani ndalohet përgjithmonë nga Filipinet

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT