Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku nj këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.
Viktima, shtetasi me iniciale S.K., 74vjeç, ndërroi jetë gjatë transportimit me ambulancë në spital.
Sakaq policia bën me dije se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.M., 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në unazën e qytetit, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 20 vjeç ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë, në spital.
Shtetasi A. M. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


