• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFIMI I RRALLË/ Brigitte: Macron ra në dashuri me mua kur ishte 15 vjeç, prita 10 vjet për t’u martuar
Home
Botë

RRËFIMI I RRALLË/ Brigitte: Macron ra në dashuri me mua kur ishte 15 vjeç, prita 10 vjet për t’u martuar

17 November, 2023 s.autor Botë

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka folur në një intervistë për dyshimet që kishte për zyrtarizmin e lidhjes së saj me presidentin francez, 25 vite më të ri dhe arsyet që e detyruan të shtynte martesën.

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me të dashurin e saj tani 45-vjeçar.

Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila tashmë ishte e martuar. Atëherë 40-vjeç, ajo jepte mësime për dramë në shkollën katolike dhe vajza e saj ishte shoqe klase me Macron.

“Romanca” e nisur mes tyre shkaktoi skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen e tij dhe synimi për të mbajtur një marrëdhënie me të ishte shumë e madhe, raporton The times.

Ajo pranoi se në atë kohë i tha vetes se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij ndërsa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi.

Brigitte dha dorëheqjen nga puna, por, sipas saj, e vetmja gjë që e pengoi atë të bashkohej zyrtarisht me Macron ishte mendimi i fëmijëve të saj, pasi ajo nuk donte t’u “shkatërronte jetën”.

“Mu deshën 10 vjet. Por nuk doja të humbisja rastin për të jetuar e lumtur”, tha ajo.

Kujtojmë se se djali i Brigitte është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat e saj 46 dhe 39 vjeç sot nuk kanë shumë diferencë me bashkëshortin e dytë. Brigitte tha se nuk e dinte se çfarë do të mendonin prindërit e saj që ajo do të martohej me ish nxënësin e saj por zbuloi se vëllezërit e motrat e saj ndonjëherë e ngacmonin për thashethemet rreth marrëdhënies së saj me Macron.

Çifti më në fund u martua në vitin 2007, pas divorcit të Brigitte nga burri i saj Andre-Louis Ozier. Zonja e Parë e Francës ka folur për përditshmërinë e saj me bashkëshortin, diçka që zakonisht e shmang në intervistat e saj. Pavarësisht se kanë 16 vite që janë të martuar, Brigitte tha se Emmanuel Macron ende e befason dhe e admiron me kujtesën dhe inteligjencën e tij mbresëlënëse.

“Kam pasur shumë nxënës të zgjuar në karrierën time dhe asnjëri prej tyre nuk ka aftësitë e veta. E kam admiruar gjithmonë”, tha ajo.

Çifti shijon jetën e tyre të qetë në Pallatin Élysée, me Brigitte duke gatuar mëngjesin e bashkëshortit të saj dhe ndonjëherë darkën. Ndërsa Macron kalon ditën e tij me detyrat e tij si president, Brigitte është e përfshirë në projekte bamirësie që shpesh kanë të bëjnë me arsimin.

Ajo thotë se tashmë është mësuar me kritikat që i bëhen pas kaq vitesh në qendër të vëmendjes dhe tani nuk i shqetësojnë aspak komentet për veshjet e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PROKURORIA E JEP LEJEN E BELERIT"/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për kërkesën e kreut të gjedhur të HImarës
Previous article FORMACIONI/ 98 vende distancë në FIFA dhe 67 milionë euro diferencë, Shqipëria dominon në letër Moldavinë

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT