• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK JAM PAPË”/ Si policia belge ra në gjurmët e Aldo Gjinit nga portofoli i humbur
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK JAM PAPË”/ Si policia belge ra në gjurmët e Aldo Gjinit nga portofoli i humbur

16 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në një gjykatë të qarkut të Luksemburgut ka nisur gjyqi për Aldo Gjinin, emri i të cilit ka qenë në top listën e personave më të kërkuar të Europol deri në momentin e arrestimit në 2021.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje për një ngjarje të ndodhur në 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg pasi qëlloi me pistoletë një shqiptar duke i dëmtuar të dyja këmbët.

Ndërkohë Gjini kërkohet në Shqipëri për një tjetër ngjarje. Në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë, Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç. Në dhomën e 12-të penale të gjykatës së qarkut të Luksemburgut para gjykatësit Gjini ka mohuar të ketë dashur të vrasë por është përpjekur të vetëmbrohet.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku Aldo Gjini kishte shkuar me 3 vajza. Sherri ka vijuar në rrugë ku dhe ka pasur të shtëna me armë. Avokati pretendon se Aldo Gjini ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u gjend përpara disa persona me thika dhe shkopinj të cilët e kanë qëlluar.

Portofoli që tradhëtoi Aldon

Pas hetimeve policia arriti të binte në gjurmët e Aldos, i cili para se të ndodhte ngjarja kishte raportuar në polici se kishte humbur portofolin. Fotoja në pasaportën e tij ngjasonte me përshkrimin e dëshmitarëve për autorin si dhe me personin që e kishin kapur kamerat e sigurisë.

Një dëshmitar e kishte identifikuar përmes një fotografie por ndërkohë që Aldo Gjini kishte arritur të largohej në Shqipëri.

Një email anonim që iu dërgua policisë së Belgjikës e ndihmoi atë të gjejë armën, një pistoletë Glock në apartamentin e Brukselit. Gjurmët e tij të AND-së u gjetën në një nga gëzhojat e gjetura në Remich.

Në banesën e tij në Bruksel u gjetën edhe municione të së njëjtës markë, automatikë, një revole dhe dokumente në emër të Aldos.

Aldo nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Në Gjermani dhe në Shqipëri ai akuzohet për trafik droge ndërsa nga policia holandeze për pastrim parash.

Vetë Adlo ka pranuar të martën: “se nuk ishte papë’ dhe se kishte pasur probleme me ligjin që në moshën 18 vjeçare, citojnë mediat belge.

Ai ishte përfshirë në top listën e personave më të kërkuar të policisë evropiane pasi u arratis në vendin e tij për në Bruksel. Ai u arrestua më 11 dhjetor 2021 në Bruksel dhe u vendos në paraburgim më 17 mars 2022 pasi u ekstradua në Luksemburg.

Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET/ Linda Halimi: Edhe Ledri Vula më ka shkruar
Previous article DETAJET/ 39-vjeçari u gjet i vrarë brenda në makinë në Libofshë, banorët e zonës: Nuk e njohim

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT