• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËNIMI ME 4 VITE BURG I ISH-SEKRETARES SË MSH/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së: 3.3 mln lekët e konfiskuara, i kalojnë shtetit
Home
Breaking News

DËNIMI ME 4 VITE BURG I ISH-SEKRETARES SË MSH/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së: 3.3 mln lekët e konfiskuara, i kalojnë shtetit

14 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për dënimin me 4 vite burg të ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila mori ryshfet për tenderin dhe tre të akuzuarve të tjerë.

Në përfundim të seancës së hënës (13 nëntor), ish-zyrtarja e MSH-së u dënua me 4 vite heqje lirie për ryfshetin 330 000 mijë lekë të reja, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 2.8 vite burg.

Joana Durro u shpall fajtore për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Gjithashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Dënimet e 3 të pandehurve të tjerë:

Laura Sheto u deklarua fajtore për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burgim. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke e dënuar me 8 muaj burgim.
Vladimir Topi u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burgim. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke e dënuar me 8 muaj burgim.
Silvi Shehi u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burgim. Ajo përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke e dënuar me 8 muaj burgim.
Në përfundim të Gjykimit, GJKKO vendosi që 1 celular i markës Samsung të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë. Ndërsa shuma monetare në vlerën 330,000 lekë, që iu konfiskua Joana Duros, të kalojë në favor të shtetit.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve L.Sh, V.T dhe S.Sh akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurës J.D akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 190, 390 dhe 406 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 75, datë 13.11.2023 vendosi:
1.Deklarimin fajtor të të pandehurës J.D, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
2.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën J.D me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
3.Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurën J.D për 5 (pesë) vjet.
4.Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën J.D do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurës L.Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
6.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën L.Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
7.Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën L.Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
8.Deklarimin fajtor të të pandehurit V.T, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
9.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin V.T me 8 (tetë) muaj burgim.
10.Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin V.T do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
11.Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
12.Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin S.Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
13. Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin S.Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
14.Lidhur me provat materiale, sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale:
-1 (një) celular i markës Samsung “Note 20 Ultra” me nr. IMEI (slot 1) ************ dhe nr. IMEI (slot 2) *************, të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë.
-Shuma monetare në vlerën 330, 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, të konfiskuara të pandehurës J.D, të kalojë në favor të shtetit.
15.Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
16.Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 13.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ALEKS NIKËS NË 21 JANAR/ Gjykata e Strasburgut: E vrau shteti dhe nuk zbardhi krimin! Të bëhet hetimi dhe të dënohet fajtori
Previous article "E MENJËHERSHME"/ Çfarë përmban të re kërkesa e 27 ministrave të BE për luftimet në Gaza

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT