• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANGOSJA E DRITAN REXHEPIT/ Artan Hoxha: Ishte shqiptari më i kërkuar në botë. Por, më i rëndësishmi është…
Home
Aktualitet
Kronikë

PRANGOSJA E DRITAN REXHEPIT/ Artan Hoxha: Ishte shqiptari më i kërkuar në botë. Por, më i rëndësishmi është…

11 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se Dritan Rexhepi i cili u arrestua ditën e djeshme në Turqi, është shqiptari më i kërkuar i botës së narkotrafikut në rang global.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste në “EuroNews Weekend” në EuroNews Albania, ku tha se Rexhepi ishte një personazh shumë i përfolur edhe në mediat ndërkombëtare, për shkak të asaj që ai përfaqësonte në botën e krimit.

Por sipas Hoxhës, Rexhepi nuk ishte shqiptari që kishte përfituar më shumë të ardhura monetare nga trafiku i drogës, pasi sipas tij, ka të tjerë emra me më shumë peshë në këtë “biznes”.

“Dritan Rexhepi nuk ishte shqiptari më i kërkuar në Shqipëri, por shqiptari më i kërkuar në nivel global. Kjo për shkak të asaj që ai përfaqësonte. Flasim për aktivitet criminal të hetuar në rang global. Shqipëria nuk ka patur deri në këto nivele. Njëri që u kap në Kolumbi, nuk përfaqësonte asgjë në krimin shqiptar.

Por meqë ne jemi shumë ekzotik në Amerikën Latine, lajmi përhapet me shpejtësi. Lajmi për ElGordon ishte se ishte në kërkim në 178 vende, por në fakt po u shpalle në kërkim nga Interpol Tirana, automatikisht ti je në kërkim në të gjitha vendet që janë pjesë e marrëveshjes. Shqiptarët janë shumë në modë vitet e fundit.

Zënë shumë vend në media. Dritan (Gramoz) Rexhepi në këtë kontekst i plotëson gjithë komponentët për të ndodhur ajo që ndodhi. Routers që është agjenci ekonomike dhe merret me këtë fushë dhe t’i kushtonte një lajmr Gramoz Rexhepit, vetëm për shkak të vendit që kishte zënë Rexhepi. Gramoz Rexhepi ka qenë shqiptari më i rëndësishëm në rast global. Është njeri që ka qenë disa herë në burgje, që është arratisur disa herë nga burgjet.

Në të vërtetë, si imazh, si emër, si staturë, deri dje ai ka qenë shqiptari më i rëndësishëm në botën e narkotrafikut. Por si peshë, si vlerë monetare, ai nuk është shqiptari më i rëndësishëm. Ai mund të jetë shqiptari që ka ndikuar shumë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës. Por ka të tjerë që kanë kryer tonelata të tëra me lëndë narkotike. Prandaj them unë që më i rëndësishmi është ai që nuk I përmendet emri”, është shprehur Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Ja emri që Xhensila dhe Besi i kanë vendosur djalit
Previous article MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT ME ITALINË/ Scholz: Po e shqyrtojmë çështjen nga afër

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS NË DAJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DAJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT