Një shqiptar kanë mbetur i vdekur në Ekuador, pasi u qëllua brenda automjetit të tij që e kishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza në Guayaquil.
Viktima është Arjanit Rizaj, i cili ndodhej brenda makinës me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën në vendngjarje me një motoçikletë.

“Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dërguar në krahë në urgjencën e spitalit, por mjekët nuk i kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë ku ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit”, thanë burime policore për “Extra”.
Ndërkohë në videot e filmuara nga momenti pas krimit se si njerëzit e pranishëm në vendin e ngjarjes, janë munduar që t’i vijnë në ndihmë Rizajt.
“Po i rrjedh gjak! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohen duke thënë. Viktima qëndron në një pellg me gjak i shtrirë në dysheme, në krahët e një personi.
Por pavarësisht se ata kanë shkelmuar derën dhe goditur dyert, askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të tyre, derisa policia mbërriti në vendngjarje.
Megjithatë, edhe pse dera është hapur shqiptari nuk është pranua në klinikë dhe është transportuar në një spital tjetër aty pranë, por iu është dorëzuar plagëve të marra disa minuta më vonë.
Bashkëshortja e Arjanit ka treguar para hetuesve se viktima nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij në Shqipëri dhe nga një vëlla që jetonte në Kanada.


