Credins bank dhe Universiteti i Tiranës nënshkruanmarrëveshjen e re të bashkëpunimit, për pasurimin e kurikulavetë studentëve dhe mundësinë e punësimit në sektorin bankar. Nënshkrimi i marrëveshjes u firmos nga z.Maltin Korkuti,Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe z. Artan Hoxha,Rektori i Universitetit të Tiranës.
Përgjatë takimit, fokusi i diskutimit ishin temat mbi krijimin dhezhvillimin e praktikave mësimore, mbi edukimin financiar dhekryesisht atij bankar. Credins bank, si një nga institucionet më tërëndësishme me kontribut për arsimin në vend, do të mundësojëintershipe, praktika të paguara, zhvillim të kurikulave, mundësipunësimi, etj. Credins bank nëpërmjet akademisë së saj “You Are Credins” ofron një infrastrukturë të plotë të kombinuar mesteorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins bank, ekspertë të sektorit bankar, lektorë të huaj, si dhe akademikët mëtë mirë të fakulteteve në Shqipëri.
Bashkëpunime të këtij niveli vijnë për të rritur edhe më shumëndërveprimet mes botës akademike dhe sektorit privat, nëveprimtari të ndryshme të cilat sjellin zhvillimin e shoqërisë nëvend.
Mes diskutimesh z. Maltin Korkuti citoi se –“Credins bank ështëmirënjohëse që një pjesë e punonjësve tanë janë kontigjent isuksesshëm të ardhur nga auditori i Universitetit i Tiranës. Sinergjia midis botës së biznesit dhe asaj akademike, është njëpartneritet që sjell sukses dhe zhvillim për vendin”.
Nga ana tjetër Rektori i Universitetit të Tiranës z. Hoxha shprehu falenderimin e tij për Credins bank mbi këtë partneritet,i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për studentët.
–“Studentët që vlerësohen nga strukturat bankare si potencialikryesor, sjellin gjithmonë zhvillim të vendit dhe të shoqërisë”– theksoi ndër të tjera z. Artan Hoxha.
Unifikimi përmes projekteve arsimore të ndryshme që do tëpropozohen nga Credisn bank, synon të rrisë kapacitetin epërgjithshëm të studentëve në fushën e biznesit, si dhe të sjellëmodele suksesi në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ky bashkëpunim vjen gjithashtu në kuadër të 20 vjetorit tëbankës, ku fusha e arsimit dhe punësimi i të rinjve janë pjese evazhdueshme e strategjisë dhe politikave kryesore të Credins bank.


