• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E VRANË PREJ MEJE…”/ Flet e dashura e shqiptarit që u ekzekutua në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E VRANË PREJ MEJE…”/ Flet e dashura e shqiptarit që u ekzekutua në Itali

9 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Plumbi është i kalibrit 22. Një e shtënë e vetme në kokë, në pjesën e djathtë të kafkës mbi vesh. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër”, kaq tha Prokuroria e Cuneos për vrasjen e Klaudio Myrtaj, 34 vjeç. Qitësi nuk vrau, por e la në agoni dhe më pas u zhduk. Detaji i parë të bën të mendosh se vrasësi nuk ishte profesionist. I dyti detaj që kuptohet është se viktima ishte më i shpërqendruar se zakonisht kur pa vrasësin, që ndoshta e njihte. Hetimet vazhdojnë. Kush e kreu vrasjen?

Partnerja e tij e ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ngjarje.

“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, kishim disa debate si në çdo çift. Ishte një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht në dy raste me burra të tjerë, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i shihja. Askush nuk e ka vrarë për mua. Unë kam pasur eksperiencat e mia, por atë që ai më dha nuk e kam ndjerë kurrë me askënd. Unë isha mbretëresha e tij. Ai kishte ndryshuar jetën e tij për mua dhe për vajzën time, të cilën ai e adhuronte.

Ne ishim bashkë të enjten në mbrëmje, nuk u pamë të premten, mesazhi i tij i fundit më mbërriti në orën 15:56 të së shtunës. Domethënë një orë para vrasjes. Kur më telefonuan, mendova aksident, pastaj më shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. Që atëherë, unë dhe vajza ime kemi jetuar në terror dhe ankth, vetëm shpresojmë që ata të gjejnë personin përgjegjës. Duam drejtësi për të, për ne, familjen e Klaudios, nënën, motrën e tij. Po përgatisnim pasaportat që të shkonim të kalonim natën e Vitit të Ri me ta”, rrëfeu ajo për “La Stampa“.

Për këtë ngjarje, ka folur për “La Stampa” dhe motra e viktimës, Desara Myrtaj. Ajo tha se është e shokuar nga ngjarja, duke shtuar se i vëllai nuk kishte shprehur shqetësime kohët e fundit.
“Jam e shokuar. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë gjendej pranë meje. Ai ishte një djalë i mbarë, ai mbaroi universitetin dhe kishte një master në marrëdhënie me publikun. Klaudio punoi në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para.
Ai kontaktoi kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Por na vjen ky lajm i tmerrshëm. Më lajmëruan kushërinjtë e mi. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë shqetësim, madje as kushërinjve të tij nuk u kishte thënë se mund të kishte probleme. Ishte njeri i sjellshëm dhe korrekt dhe nuk mund të lëndonte askënd.
Nuk gjej logjikë që ngjarja të jetë krim pasioni. Ne kemi besim te drejtësia italiane, se do ta zbardhë këtë ngjarje. Mamaja është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë trupin e Klaudios në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën”, tha motra e 34-vjeçarit.
Klaudio Myrtaj po punonte si çdo ditë në zdrukthtari, kur u vra papritur me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar. Ai kishte dy vite që kishte mbërritur në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" KEQ/ Arben Derhemi shpërthen papritur ndaj Mamaqit: U ulën malet, u ngritën halet
Previous article GJYQI PËR "GËRDECIN"/ Mediu: Zero përgjegjësi! Drejtësia s'mund të jetë kurrë e drejtë nëse...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT