• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR “GËRDECIN”/ Mediu: Zero përgjegjësi! Drejtësia s’mund të jetë kurrë e drejtë nëse…
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQI PËR “GËRDECIN”/ Mediu: Zero përgjegjësi! Drejtësia s’mund të jetë kurrë e drejtë nëse…

9 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjyqin që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”. Përmes një postimi në rrjete sociale Mediu shprehet se deri më tani, asnjë dëshmitar i pyetur për Gërdecin sipas tij nuk ka folur kundër tij.

“Këto ditë, por veçanërisht sot, pas seancës gjyqësore, ka patur një interesim të medias që duan të njihen me vlerësimin tim për procesin me aktakuzën e shpërdorimit të detyrës më çështjen e Gërdecit. Nuk ka asnjë interes politik, proces, shpërblim apo ndëshkim që zhbën tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona dhe kjo ka qënë arsyeja që kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes. Por drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re. Deri tani, procesi gjyqësor kundër meje është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit. Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje.”

“Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimim e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces.”

Mediu thotë se gjatë detyrës së tij si ministrës i Mbrojtjes nuk ka shkelur ligjin, ndërsa e cilëson kët ëproces gjyqësor të paligjshëm.

“Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit. Në detyrën time jam drejtuar nga interesi publik shtetëror, jo nga interesi privat. Në lidhje me (pa)ligjshmërinë e procesit dua të vë në dukje se drejtësia nuk mund të bëhet kurrë e tillë, kur qëllimi i saj bëhet politika apo manipulimi i opinionit publik dhe jo zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Për këtë do të kemi rast të flasim më gjatë një herë tjetër. Jam i vendosur të mbroj vendimet e mia të drejta dhe të ligjshme.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E VRANË PREJ MEJE..."/ Flet e dashura e shqiptarit që u ekzekutua në Itali
Previous article DHUNOI BARBARISHT 3-VJEÇAREN/ Policia informacion zyrtar për arrestimin e edukatores

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT