• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JE I AKUZUAR PËR VRASJE”/ Zbardhet sherri Berisha-Balla: Mercenarët që ke sjellë në SKAP kanë zhdukur provat
Home
Politikë

“JE I AKUZUAR PËR VRASJE”/ Zbardhet sherri Berisha-Balla: Mercenarët që ke sjellë në SKAP kanë zhdukur provat

9 November, 2023 s.autor Politikë

Sali Berisha iu përgjigj akuzave dhe qëndrimeve të forta të Taulant Ballës i cili tha se demokratet po keqpërdoren nga ish-kryeministri duke shkaktuar kaos në Kuvend.

Berisha përdori një gjuhe te ashpër duke e konsideruar Ministrin e Brendshëm një kriminel në shërbim të bandave të vendit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka quajtur një vepër të rëndë penale ndezjen e tymuesve nga deputetët në sallën e Kuvendit. Në fjalën e tij, Balla tha se deputetët e opozitës janë duke u keqpërdorur nga Sali Berisha, dhe kanë harruar funksionet për të cilat janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.

Ndërkohë që paralelisht me Ballën, Berisha mbajti fjalën e tij në Kuvend, e transmetuar në rrjetet sociale, ku akuzoi ministrin e Brendshëm se është i lidhur me bandat.

Megjithatë edhe Balla iu përgjigj nga vendi por për shkak se transmetimi në faqen zyrtare të Kuvendit nuk ka nisur, nuk dëgjohet qartë replika e Ballës. Përveç një fraze nga filmi “Njeriu me top”, ku i tha: Ike Mere Fizi ike, me tespi e Tosun Baç.

Berisha: Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët. Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali. Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg. Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat. Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.

Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës. Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë. Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë! Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it. Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in. Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet.

Balla: Të nderuar deputetë sot është një seancë e veçantë, se shumica e propozimeve vijnë nga vetë deputetët e opozitës, do të ishte e udhës ti dëgjonim pse i kanë propozuar. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë kurrë seriozisht, secili orej jush ka detyrën të ushtrojë detyrën që i ka besuar populli me devotshmëri. Mos u keqpërdorni për hallet personale të një njeriu të vetëm, që ka marrë peng PD.

Pse nuk mblidhni 28 firma dhe të çoni ankesën për Komisonet Hetimore në Gjykatën Kushtetuese. Është e rëndë që deputetët e opozitës janë pjesë e këtyre pamjeve, ju doni që të shëmtoni imazhin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria mbylli Tetorin me 9 milionë turistë, ai njeriu ka 33 vite që dëmton imazhin e Shqipërisë, ta harroni ju se Shqipëria do të kthehet mbrapa.

Dua t’iu kujtoj deputetëve që vendosja e flakadanëve në ambientet e mbyllura është një vepër penale. Mos fol ti që duhet të jesh në bankën e të akuzuarve, që përdoreshe që tiu bëje presion ushrtarakëve (I drejtohet Xhemal Gjunkshit). Deputetë mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇDO DITË ME TYM ME NGJYRË TJETËR"/ Balluku ironizon opozitën: Janë vokalë, prezentë…
Previous article DHUNIMI I TË MITURËS NË KOPËSHT/ AMP nis hetimet për 4 policë: Pranuan se e kanë neglizhuar çështjen

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT