• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA E PAKËNAQUR ME BE-NË: Paragjykuese në rrugën tonë drejt anëtarësimit
Home
Botë

TURQIA E PAKËNAQUR ME BE-NË: Paragjykuese në rrugën tonë drejt anëtarësimit

9 November, 2023 s.autor Botë

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është “i padrejtë dhe paragjykues”, ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë.

Në raportin e trupit ekzekutiv të BE-së, të publikuar të mërkurën, Turqia është kritikuar për kthim mbrapa në standardet demokratike, sundim të ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne i kundërshtojmë kategorikisht pretendimet dhe kritikat e pajustifikuara, kryesisht për kriteret politike dhe kapitullin për gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, ka thënë Ministria e Jashtme turke, përmes një deklarate.

Komisioni ka thënë, po ashtu, se Turqia nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret për sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe të drejta themelore në luftën kundër terrorizmit.

Ministria turke ka thënë se supozimet janë të padrejta dhe vënë në pah “mungesën e sinqeritetit të BE-së dhe standardet e dyfishta”, duke shtuar se çështjet që lidhen me të drejtat themelore, janë të diskutueshme edhe brenda vendeve të bllokut evropian.

Gjetjet e këtij raporti rrezikojnë t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, për shkak të çështjeve të lidhura me migrimin dhe së fundi për shkak të qëndrimeve për luftën Izrael-Hamas.

Rruga e Turqisë për anëtarësim në BE është bllokuar me vite, ndonëse bisedimet për anëtarësim patën nisur më 2005./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASGJË NUK KA MBETUR"/ Mijëra palestinezë ikin në jug, ndërsa Izraeli rrit bombardimet në Gaza
Previous article RAMA NISET SOT DREJT FRANCËS/ Mungon në seancën plenare

s.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT